Pa leje! Firma çan trotuaret e Tiranës dhe Lal’Eri bën sikur s’e sheh

Pa u mbushur java që mbaruan punimet tek troturari në rrugën Ali Demi, sot u ça përsëri! Punëtorë pa logo, pa tabelë , pa projekt të afishura, nisën sot gërmimet.
14470948_1226792140675636_120617520_n
Të pyetur nga parrena.com punëtorët thanë se po shtrojnë kabllot e internetit dhe albtelekomit. Të ishin duke
riparuar çatitë e tyre, që të gjithë do kishin shkuar në komisariat këta çuna. Ndërsa të çajnë pa leje, një javë pasi u shtruan, trotuarët e Ali Demit, nuk i luan njeri.
“Pa leje” nuk është llaf goje, por fakt është dokumenti që keni në foton kryesore të lajmit. Në “lejen” është vërtet emri i drejtorit të Punëve Publike në Bashki, Taulant Tusha, dora e djathtë e Lal’Erit, por nuk ka as firmë e as vulë.
Pra punimet në dritë të diellit sot ishin pa leje, por natyrisht me miratimin e autoriteteve të Bashkisë së Tiranës, që milionat e investuara para një jave, i hodhën në hale sot.
Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*