Pabuksit 2017. Nga Dritan SHANO

 Mark 11:24 “Prandaj ju them se çdo gjë për të cilën luteni dhe që kërkoni, dhe besoni se po merrni, atë do keni.”

Gëzimi i madh mbarë kombëtar se policia paska kapur vjedhësit e parave, pra thjesht ka kryer ekzaktësisht gjysmën e punës për të cilën e paguajmë, tregon se ne, si popull, jo vetëm që as nuk presim që ajo ta bëjë këtë gjë, por dhe habitemi qamet pozitivisht nga kjo. Se policinë e paguajmë, që së pari të parandalojë, pra të na ruajë që mos na ndodhë ndonjë e keqe, dhe pastaj të korrigjojë, pra të kapi ata që kanë arritur t’ja fusin policies, dhe të na bëjnë neve keq. Se ne nuk e paguajmë policinë që ajo të mbjellë, ruajë, korrë hashash, apo jo? Apo për të na gjobitur me fushata? Botëkuptimi ynë, standarti ynë për mënyrën e funksionimit të gjërave, të institucioneve, është nën nivelin zero. Si në kohën e akullnajave.

Është një standart që pranon si normal nënshtrimin dhe hilenë. Gëzimi, ekzaltimi dhe lumturimi që u kapën vjedhësit e parave është tregues që edhe në 2017 ne vazhdojmë të gëzohemi si pabuksa, se qeveria, kur do, na mban me bukë dhe ujë. Të gëzohesh se policia arrin të kapë vjedhës, sot në kohën e dronit, është njësoj si ai gëzimi që kishin, përpara 1990s, familjet shqiptare në ditën e tallonit. Është njësoj si të gëzohesh se një i sëmurë doli i shëruar nga spitali. Është njësoj si të gëzohesh se piloti e uli avionin në tokë. A thua se normalja është që kur shtrohesh në spital vdes, dhe se kur fluturon me avion, zakonisht rrëzohesh.

Të gjithë ata që gëzojnë se një profesionist kryen punën për të cilën paguhet, veçse e përforcojnë këtë kulturë prej shërbëtori të përulur, prej skllavi të lirë, si justifikim për veten e tyre, dhe si standart të moralit shoqëror që u mësojnë, me apo pa dashje, fëmijëve të tyre. Ore njerëz, a me gjithë mend e kemi?! Kjo është gjithshka presim?!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*