Pacienti para juristit. Nga Sami MILLOSHI

Kater vjet me pare kam botuar nje artikull me titull” Pacienti perpara doktorit” ku metaforikisht pohoja se Edi Rama ishte perballe Sali Berishes si pacienti perpara doktorit. Beja thirrje per ta meshiruar si pacient ,se domosdo per te semurin ka e do te kete gjithenje meshire.

Sot,Edi Rama eshte perballe nje juristi ,dhe ky eshte Lulzim Basha. Edhe tani,po ate semundje e Ego maniac ka,si atehere,vecse tani duket shume me i renduar. Prandaj eshte bere me shume per te te ardhur keq per te. I jane lodhur nervat,dhe merret me gjithe dynjane ne Facebook duke shtyre ditet ne karrike.
Nuk di cfar te beje se nuk ka ide. Juristi qe ka perballe i ka vene perballe nje alternative : qe te hysh ne histori, i thote juristi, duhet te japesh doreheqjen. Ky do te hyje ne histori,por do te hyje si kalores me shpate dhe i ka hypur nje mushke qe ka ngulur kembet ne akull ” Jo, – thote- doreheqjen nuk e jap, edhe sikur te hyj i vetem ne zgjedhje…”
Mushka rrezikon te rreshqase ne akull dhe te thyej qafen. Juristi, i thote, mos e thyej qafen…
Kaloresin mbi mushken ne akull po e lene nervat. Besniket ose sejmenet perndryshe,ia gelltiten gomonet e hashashit,borite
te ashtuquajturit “Veting” u ndryshken prej te vjellave te te korruptuarve,maskat e miqve rane pertoke se edhe kryemiku Soros po investigohet per palacolleqet qe ka bere neper bote,perfshi edhe Shqiperine,pandehma ne kancelerite e Europes per “PIKTORIN VEZULLUES” rezultoi ne nje kopje te Enverit…
Keshtu qe,nuk ka faj i gjori Ed qe po e lene nervat
.Te pakten te mos kishte thyer ca pasqyra qe kishte prane,per shembull Blushin,po ai i theu te gjitha dhe tani nuk ka pasqyre ku te perkdhele Narcisin brenda vetes.
Juristi qe ka perballe nuk i ka asnje faj. Po,se pari juristin ai duhet te perpiqet ta marre vesh,po vesh nuk e merr dot duke degjuar zedhenesin vullnetar te Departamentit te shtetit, Takun e Ngjeles,qe di per shtetin dhe funksionimin tij aq sa c’dinte idhulli i tij,nje terrorist si Avni Rustemi.
Ed Ramen e kane lene nervat. Se nuk ka se si te ndodhe ndryshe qe te kete aq paranoje nga nje cader proteste ne bulevard perballe tij.
Gjashte vjet me pare kur ky kaloresi mbi mushken ne akull iu versul me hunj dhe me gure dhe coi ne varr kater te pafajshem per tekat e tij,une iu pata shkruar pese senatoreve Amerikane se ai donte ta merrte pushtetin me dhune. Njeri prej tyre me shkroi dhe me dha te drejte,megjithse me vuri ne dukje se ishte edhe nje zevendeskryeminister qe akuzohej si qejfli rrushfeti.
Tani,pas gjashte vitesh, Edi ne vend qe te jete me nerva te forta,nuk perballon dot as pyetjet e nje gazetari qe masturbon ne ekran,le me te jete ne gjendje te perballoje logjiken juridike te juristit Basha,te shkolluar ne Perendim.
Kater vjet me pare une u bera thirrje njerezve te ishin ne anen e Doktorit edhe pse shfaqa meshire per pacientin. Njerezit nuk me degjuan,sepse pacienti tha se nuk kishte nevoje per doktor dhe se gjithshka, sipas llogarive te tij,ishte falas…
Po, ja ku erdhem. Ed Rama eshte perseri pacient. Vecse, tashme ka perballe nje jurist. Nuk duhet te kete asnje iluzion se juristi ka te njejtin stil pune si doktori.
Ne jurisprudence nuk ka ndjenja, nuk ka dashuri dhe urrejtje. Ka vetem ushtrime te logjikes dhe zbatim te ligjeve.
Prandaj,ik me te mire O Kalores i mushkes mbi AKULL. Ik me te mire se do thyesh qafen ne rrepire

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*