“Pafajësia” e Roshit, është pasqyra e Drejtësisë (së reformuar) nga Edi Rama. Jakup Gjoca

Tani, mbetet të dekriminalizohet vetëm Ambasadori Amerikan Donald Lu

Gjykata e Lartë e liroi nga edhe nga arresti në shtëpi kryebashkiakun e Kavajës, Roshin (nuk di, kë emër të vendos, nga të 5 emrat që përdor zoti Roshi). Kohë më parë, po Gjykata e Lartë e kishte nxjerrë edhe nga burgimi, edhe pse në bazë të ligjit të Dekriminalizimit, gjykata e shkallës së parë ka dhënë vendimin arrest me burg, për moskallëzim të dënimeve me burg që ka bërë kryebashkiaku I Kavajës.
Kësaj I thonë trimëri në Drejtësinë e reformuar nga kryeministri Edi Rama!
Që Gjykata e Lartë e Shqipërisë, edhe pas reformës në Drejtësi, edhe pas VETTINGUT, të guxojë të japë çertifiaktë virgjërie penale për kryebashkiakun Roshi, edhe pse vetë kryebashkiaku Roshi, u kujtua ( paçka me vonesë) dhe pranoi publikisht, që është dënuar për krime ordinere në Gjermani dhe Itali. Kot, nuk thotë populli: I zoti (Roshi) e shet, tellalli (Gjykata e Lartë) nuk e shet!!!
Madje, vetë kryebashkiaku I Kavajës, Roshi, dha edhe dorëheqjen nga detyra, I detyruar nga ligji I Dekriminalizimit.
Paskëtaj, dihet karnavali politik, që u finalizua me vendimin e Gjykatës së Lartë, për t’I hequr kryebashkiakut të Kavajës edhe arrestin e shtëpisë.
Atëhere, cili shqiptar, qoftë ky edhe rilindas socialist, mund të besojë më, që drejtësia shqiptare do të japë drejtësi?
Cili shqiptar mund të besojë më, që ligji I Dekriminalizimit do të bëjë katharsin e parlamentit, të shtetit nga të inkriminuarit, pas këtij vendimi të Gjykatës së Lartë?
Muaj më parë, Gjykata e Lartë ka dhënë vendimin edhe për xjerrjen nga burgu të deputetit socialist Armando Prenga, I akuzuar nga prokuroria për tentativë për vrasje.
Madje, deputeti socialist, edhe pse ende nuk ka marrë pafajësinë nga asnjë gjykatë, votoi në parlament edhe …ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi, votoi në parlamentn edhe ligjin e Vettingut, votoi në parlament edhe 7 ligjet e reformës në drejtësi.
Kohë më parë, kryeministri Edi Rama e cilësoi Këshillin e Lartë të Drejtësisë “ KËNETË”.
Mirëpo, kryeministri Edi Rama ka heshtur për këto vendime të Gjykatës së Lartë, e cila u jep de fakto, PAFAJËSINË Roshit dhe Prengës, ende pa u bërë ….gjykimi I akuzave të prokurorisë!!!
Këto ditë, kryeministri Rama u pa në një shoqëri të përbashkët edhe me deputetin Tom Doshi. Nodoshta, tani që afron edhe fushata elektorale parlamentare e 2017, kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Ramës, I duhet më shumë se kurrë, deputeti Tom Doshi, për të vjelë kufta votash për Partinë Socialiste.
Ishte ambasadori Amerikan Donald Lu, që I akuzoi publikisht deputetët dhe kryebashkiakët me rekorede kriminale dhe I kërkoi Politikës shqiptare të bëjë katharsin dhe dekriminalizimin.
Ishte Ambasada Amerikane, që bëri deklarata publike, ku përshëndeti arrestimin e kryebashkiakut të Kavajës, Roshin, për moskallzim të dënimeve penale, në këndvështrimin e dekriminalizimit.
Ishte Ambasada Amerikane, që bëri deklaratë publike edhe arrestimin e deputetit socialist Armando Prenga, për tentativë për vrasje!
Ishte ambasadori amerikan Donald Lu, që përshëndeti edhe përjashtimin e deputetit Tom Doshi nga PS, në këndvështrimin e dekriminalizimit.
Ishte Ambasada Amerikane që bëri deklaratë publike për përjashtimin e deputetit socialist Tom Doshi nga Partia Socialiste, në këndvështrimin e dekriminalizimit.
Tashmë, meqë deputetët dhe kryebashkiakët me rekorde kriminale kanë marrë nga Gjykata e Lartë edhe çertifikatën e “pafajësisë” dhe të “ndershmërisë” penale, duhet që në Shqipëri të fillojë dekriminalizimi nga …ambasadori amerikan Donald Lu.
Jo, vetëm, kaq.
Duhet që të bëhet dekriminalizimi edhe I Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Tashmë, deputetët dhe kryebashkiakët, të cilët kanë në xhepin e tyre, çertifikatën e “virgjërisë penale” nga Gjykata e Lartë, por (padrejtësish dhe pa fakte) u akuzuan publikisht nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe nga vetë Ambasada Amerikane në Tiranë, si persona me rekorde kriminale, kanë të drejtën që të bëjnë edhe kallzim penal në Gjykatën e Lartë kundër ambasadorit amerikan dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë, për një mori çështjesh, si “ shpifje”, “mashtrim dhe manipulim publik”, “fyerje të personalitetit”, “përdhunim të virgjërisë së tyre politike”, “përdhunim të virgjërisë së tyre penale”, etj, etj, etj.
Të shohim, kërej e tutje, sa zemërgjërë do të jenë deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, dhe nuk do të bëjnë kalllzim penal ndaj “shpifësve” diplomatëve amerikanë, në Gjykatën e Lartë shqiptare, meqë u akuzuan dhe u “përdhunuan” publikisht dhe qëllimisht pa prova dhe fakte nga ambasada amerikane dhe ambasadori amerikan në Tiranë. Këta deputetë dhe kryebashkiakë socialistë, të mos ngurojnë nga Eduart Selami, për të bëjnë kallzimin penal ndaj shpifësve diplomat amerikanë, se mos ndoshta, ky deputet I amerikanizuar, do t’I akuzojë ata si ….pinjollë të diktaturës komuniste…..Këta deputetë dhe kryebashkiakë socialistë, duruan dhe dolën faqebardhë, me vendim të Gjykatës së Lartë, nga akuza penale si kriminelë, ndaj, si trima që janë, do ta durojnë edhe plumbat për “komunizëm” të Eduard Selamit. Në fund të fundit, ata deputetë dhe kryebashkiakë socialistë janë, dhe janë krenarë që janë vazhdues edhe të Partisë së Punës!
Nuk e dimë, nëse kryetari I Partisë Socialiste Edi Rama, do t’u japë deputetëve dhe kryebashkiakëve socialistë, lejen e veprimit për të bërë kallzimin ndaj ambasadës amerikane dhe ambasadorit amerikan Donald Lu?!
Apo, (hamendësoj unë) ndoshta kryetari I Partisë Socialiste, do ta përdorë fletushkën e kallzimit të deputetëve dhe kryebashkiakëve socialistë ndaj ambasadës dhe ambasadorit amerikan, si një peng ndaj ambasadës dhe ambasadorit amerikan, deri në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, për të arritur kompromisin, që të ketë “duart e lira” nga ambasada amerikane dhe ambasadori amerikan, për të bërë shesh dhe përshesh në zgjedhjet parlamentare në 2017, siç di vetë kryetari I PS Edi Rama???
Atëhere, pyetja e vetme që shtrohet tashmë përpara drejtësisë Shqiptare, të reformuar nga kryeministri Edi Rama, është:
Ai ligji I dekriminalizimit, që miratoi me 140 deputetë parlamenti shqiptar, do të dekriminalizojë vetëm ambasadorin amerikan Donald Lu dhe Ambasadën amerikanë në Tiranë nga ato deklaratat “ e forta” kundër deputetëve dhe kryebashkiakëve shqiptarë kriminelë?
Kjo Gjykatë e Lartë, e cila u “bonifikua” nga “Kënetë” në “ fushë pjellore” nga Reforma e drejtësisë e kryeministrit Edi Rama, kë deputet dhe kryebashkiak me rekorde kriminale, do të lërë në burg?
Nuk e besoj, se kjo Gjykatë e Lartë, tashmë “ e bonifikuar” dhe e “tharë” nga Edi Rama, mund t’u thotë shqiptarëve, ambasadës amerikane, Bashkimit Europian, që në Shqipëri, hetoi, por nuk gjeti asnjë deputet dhe kryebashkiak me rekorde kriminale?!
Sepse, kështu, do të cilësonte KAR-NAVALE POLITIKE, gjithë Reformën e Dekriminalizimit!
Boll reforma të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, u katandisën në karnavale politike
Ndaj nuk mund të duronte më as kryeministri Edi Rama, që dekriminalizimi I tij të karnavalizohet.
Në të kundërtën, nëse Gjykata e Lartë, do të vazhdojë, edhe pas VETTINGUT, të japë “çertifikata virgjërie penale” për këdo deputet dhe kryebashkiak, të akuzuar nga Prokuroria Shqiptare dhe gjykatat e Europës, me rekorde kriminale, do të thotë, paskëtaj, që persona me rekorde kriminale janë të gjithë ata shqiptarë, që besuan, që shpresuan për katharsin e politikës dhe të SHTETIT shqiptar nga krimi!!!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Ehhhh…. i vetmi qe beson sot per sot te reforma ne drejtesi, vetingu, ambasadori, futja ne burg e Metes dhe Berishes ( jo Edit dhe Erjonit!!!.. ) eshte avokat Ngjela..

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*