Panathinajkos, me karakterin e kampionit, fitoi ndaj Realit 88 – 82. Jakup B. GJOÇA

Real I Madritit është skuadra më e mirë në EuroLeague, ku ka spikatur deri tani, në 26 takimet e zhvilluara deri tani. Të gjithë e kanë vlerësuar si pretendentin numër 1 edhe për fitimin e titullit!
Mirëpo, Panathinajkos është e vetmja skuadër që edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Madrit para disa muajsh, jo vetëm që luajti më mirë, por ishte më pranë fitores, veçse 2 gabimet rresht në Feldein I kushtuan asokohe humbjen e pamerituar të Panathinajkos.
Ndërsa dje, në OAKA, Panathinajkos luajti ndaj Realit, si kampionë real. Reali është skuadra më e kompletuar nga të gjitha 16 ekipet pjesëmarrës në EuroLeague.

Panathinajkos e dëshironte më shumë fitoren. Kishte edhe ambicie më shumë. Si rrallë herë, edhe OAKA ishte mbushur me 20.000 spordashës, të cilët krijuan një atmosferë të zjarrtë dhe ishin faktikisht lojtari I gjashtë në fushë, duke e shndërruar OAKA në një kështjellë të pathyeshme për këdo kundërshtar.
Lojtarët e Panathinajkosit, që në minutat e para të takimit, demonstruan jo vetëm talentin e tyre, por edhe dëshmuan që kanë personalitetin e fituesit!
Panathinajkos me trainerin Paskual, I cili kishte edhe arësye më shumë personale që të fitonte ndaj Real, meqë kishte qënë 8 vjet trainer I Barcelonës, e filloi takimin me Singleton, Gist, Nikols, Rivers dhe Kalathi. Duhet theksuar, që Gist rikthehet pas 4 muajsh në EuroLeague, pas dëmtimit, mirëpo Gist në fushë I dha një tjetër fryemëmarrje të gjerë Panathinajkosit, duke e bërë mbrojtjen e tij të vështirë edhe për Real, I cili është skuadra me sulm më agresiv dhe më rezultativ në EuroLeague. Gjithmonë Panathinajkos ishte në avantazh, deri në 5-6 pikë, mirëpo edhe Real nuk lejonte që rezultati t’I shpëtonte. Pjesa e parë përfundoi 21-19 për PAO.
Në pjesën e dytë, PAO kishte më shumë energji dhe rezultati u thellua më shumë (26-19). Në këtë çast, lojtarët e PAO humbën paksa përqëndrimin, dhe nga entuziazmi, në sulm patën disa ngutje dhe gjuajte pa rezultat, një sëmundje kjo e përsërithshme për PAO këtë sezon, madje, në disa ndjeshje jashtë, I ka kushtuar edhe humbjen, edhe kur gjatë gjithë ndjeshjes, e kishte nën kontroll rezultatin.
Gist, në fund të pjesës së parë ishte shumë vendimtar, jo vetëm në ribaunt, por edhe në bashkëpunimin me Kalathis dhe realizoi shumë pikë, duke e mbyllur 43-41 pjesën e parë. Ky rezultat dëshmoi se PAO ishte tepër I vendosur për të marrë fitoren.
Në pjesën e tretë, Kalthis në mbrojtje bllokoi Jiul, dhe kjo dha rezultat, duke e bërë Realin të parrezikshëm në sulm. Mirëpo pjesa e tretë përfundoi 58-58, ngaqë PAO humbi sërsih përqëndrimin në sulm, duke gabuar në disa gjuajtje 3 pikësh!
Në minutat e fundit të pjesës së katërt, spikati personaliteti I Singleton. Në 4 minutëshin e fundit, PAO me Singleton, u shkëput në 6 pikë para Real (75-69), I cili e kishte të pamundur që të përballonte rritmin e PAO, me gjithë përpjekjet e Jiul dhe Rudi.
Pra, rezultati dhe fitorja e PAO u përcaktua në minutën e 37-të, ku PAO realizoi disa koshë shumë të çmuar, dhe betonoi mbrojtjen, duke mos e lejuar Real të afrohej në rezultat.
PAO fitoi 11 “vjedhje” të topit, dhe bëri vetëm 8 gabime, duke bërë më pak të kushtueshme humbjen e ribaunt, ku REAL kishte 13 në sulm!
PAO realizoi 8 herë 3 pikësha, ndërsa Real 9 herë trepikësha.
MPV është Singleton
Me 21 pikë dhe 9 ribaut, Kris Singleton u zgjodh edhe MVP I ndeshjes me 23 pikë të vlerësuara. 5 lojtarë të PAO realizuar mbi 10 pikë, ku u spikatën Xhejms, Gist, Rivers, Feldein.
Singleton është lojtari më I mirë I PAO në të 26 ndeshjet e zhvilluara në EuroLeague, duke patur qëndrueshmëri në lojën e tij. Tashmë, ku kanë mbetur vetëm 4 ndeshje, për të përfunduar, PAO synon që të zërë vendin e 5 ose të 6 në klasifikimin, për t’u ndeshur me Olimpiakos ose Fenerbaçe, për të fituar një biletë në Finalen e Stambollit.

Rezultati I pjesëve ishte 21-19, 43-41, 58-58, 88-82
Panathinajkos Superfoods (Paskual): Singketon 21 pikë, Nikols 2, Rivers 13, Xhejms 14, Foçis, Papas 4, Feldein 14, Gist 11, Gambriel 2, Burushis 5, Kalathis 5.
Real Madrit (Laso): Radolf 13 pikë, Rudi 8. Dodiç 10, Maçiulis, Rejes 2, Ajion 12. Karol 6, Hander 10, Jiul 10, Tobkiç 4, Tejlor 7

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*