Paratë e koncensioneve ikin ME THASË nga Shqipëria, investim Zero! Jakup B. GJOÇA

 

Është hera e dytë, që vjedhësit e PARAVE  në Rinas nuk i lejojnë superfitimet e koncensioneve të ikin me aeroplan jashtë Shqipërisë. Mbase këta vjedhës  të parave të koncensioneve, lekët e vjedhura do t’i Riinvestojë në Shqipëri!!!

 

Në Shqipërinë e Gjeneratës së Rilindjes Socialiste, është e dyta herë që VIDHEN në Rinas THASË ME PARA, të cilat janë paratë që kanë fituar koncensionarët në Shqipëri dhe i depozitojnë nëpër bankat e Botës.

Qeveritë shqiptare janë përkujdesur për koncensionarët-klientë, që të mos ketë ASNJË LIGJ, për t’i detyruar koncensionarët, që të RIINVESTOJNË në Shqipëri përqindje nga superfitimet e tyre.

Të vetmet PARA që investohen në Shqipëri, janë ato para që fitohen nga aktivitete kriminale, dhe investimet bëhen thjesht për pastrim të parave të krimit.

Së pari, deri më sot, nga qindra koncensione që ka dhenë qeveria e Kryeministrit Edi Rama, asnjë investim publik nuk është bërë nga superfitimet.

Në shtetet e tjera të zhvilluara kapitaliste, por edhe në ato në zhvillim, ka ligje të atilla, që i detyrojnë investitorët e huaj të RIINVESTOJNË një përqindje të konsiderueshme të fitimeve të tyre. Në se investitorët e huaj nuk kanë interesa të zgjedhorjnë biznesin me investime të reja, atëhere ligji përcakton që paratë e fituara nga koncensionet dhe që nxirren jashtë vendit për t’u depozituar  dhe riinvestuar gjektë, të taksohen me përqindje më të madhe.

Koncensionari, duhet të ketë edhe detyrime ligjore të atilla investimi, sikurse hapja e vendeve të punës, ndërtimi i infrastrukturës të prodhimit, pajisje më moderne dhe bashkëkohore, të cilat nuk mund t’i përballojë dot buxheti i shtetit.

Madje, asnjë nga këto koncensione nuk ka hapur vende të reja pune, nuk janë bërë ndërtime dhe investime themelore, nuk kanë sjellë asnjë modernizim në procesin e prodhimit, nuk kanë bërë asnjë investim që në perspektivë duhet t’i mbetet Shqipërisë, pasi të mbarojë afati i dhënies me koncension.

Marrim dy shembuj konkretë.

Qeveria e Kryeministrit Edi Rama dha me koncension Dializën. Deri më sot koncensionarët që morën përsipër të bëjnë dializën nuk kanë ndërtuiar asnjë spital modern, nuk kanë sjellë asnjë aparaturë modern, që pasi të mbarojë kohëdhënia e këtij koncensioni, investimi i bërë të përdoret nga shteti shqiptar. Dializat bëhen në Spitalin privat Amerikan, i cili përdor aparaturat e tij dhe nuk ka në kontratën e nënshkruar të koncensionit, cilat janë detyrimet material të investimeve, që do të dorrëzojë në fund koncensionari te shteti. Koncensionari që ka marrë përsipër dializën, përfiton shuma të mëdha nga fondet e nga shëndetësisë publike, me kosto shumë herë më të mëdha sesa do të kushtonte dializa në spitalet publike edhe sikur të investohej për aparatura dhe mjedise spitalore të reja, për të bërë një shërbim shëndetësor.

Edhe për Chekapin, e shumëfolur, kur për 10 vjet shteti do t’i paguajë koncensionarit 100 milionë euro, deri  më sot nuk është bërë asnjë investim në ndërtimin e ndonjë mjedisi të ri spitalor, as janë blerë aparatura të reja bashkëkohore, të cilat më vonë, kur mbaron kohëdhënia e koncensionit, duhet t’i dorrëzohen shtetit për përdorim.

Koncensionari i bënë analizat e Chekapit në mjediset spitalore, madje ka “punësuar” edhe punonjës të shërbimit shëndetësor publik, si punë e dytë paralele, ndërkohë që përfiton 10 milionë euro çdo vit nga buxheti i shërndetësisë publike.

Koncensionet në miniera dhe puse nafte nuk kanë bërë deri më sot asnjë investim në infrastrukturë dhe shfrytëzim, nuk ka shtuar as vende të reja pune, por thjesht përdorin metoda të zhvatjes barbare të pasurive minerale, përdorim teknologji të prapambetur, nuk investojë aspak në sigurinë në punë, duke shkaktuar shumë herë edhe aksidente vdekjeprurëse, ndërkohë që nuk kontribojnë aspak në buxhetin e shtetit, me pretendimin se prodhimi dhe shfrytëzimi i minierave dhe puseve të naftës është me kosto shumë të lartë.

Përshembull.

Bankers Petroleum Albania Ltd për 10 vjet rresht nuk ka paguar asnjë taksë, sepse në  bilancin vjetor të saj, shpenzimet dhe humbjet i nxirrte me shuma më të mëdha se sa fitimet. Vetëm me koncensionarët në Shqipëri, ndodh që një kompani kaq e madhe punon “xhaba” 10 vjet me rradhë, edhe pse humbjet i ka më të mëdha se sa fitimet. Kaq hapur është mashtrimi nga koncensionarët në Shqipëri, por qeveria nuk ka as sy, as veshë, as logjikë, nuk di as aritmetikën e biznesit, derisa nuk i takson me asnjë qindrakë koncensionarët. Në kësi rastesh, kemi korrupsion të pastër qeveri-koncensionarë!!!

Në Shqipërinë e Gjeneratës së Rilindjes Socialiste, gjatë 4 viteve nuk është bërë asnjë investim industrial me kapitale të huaja, nuk ka ardhë asnjë investitor i huaj i madh, përkundrazi, kanë ikur nga Shqipëria shumë kompani investituese dhe truste të njohura në Botë, për shkak të konkurencës jo të ndershme në Shqipëri, të taksave shumë të larta, të burokracisë së procedurave, si edhe të vendimeve të padrejta gjyqësore ndaj bizneseve në raport me marrëdhëniet me shtetin.

Kryeministri Rama, para disa ditësh, premtoi se do të zbatohet programi ekonomik “1 miliardë euro investime”. Tani, kur qeveria ka vetëm 3 muaj kohë, qeveria e Kryeministrit Rama do të investojë 1 miliardë euro për investime!!!

Për këto investime shtetërore, në vlerën e 1 miliardë euro, nuk janë publikuar  nga qeveria e Kryeministrit Rama asnjë projekt, nuk ka asnjë procedurë ligjore të konkurimit publik, as kohë nuk ka më, deri në 18 qershor 2017, kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

Qeveria e tanishme nuk ka asnjë të drejtë kushtetuese dhe ligjore, që të shpallë, të premtojë projekte investuese në vlerën 1 miliardë euro për programe që duhet t’i zbatojë qeveria e ardhshme.

Mbase, në realitet, kjo qeveri e tanishme e kryeministrit Rama, ka projektet  e ktyre koncensioneve në sirtar, mbase edhe procedurat e konkurimit i ka bërë në prapaskenën politike, mbase ka përcaktuar edhe cilët do të jenë zbatuesit e koncensioneve të programit “1 miliardë euro investime”, siç ka bërë me gjithë ato koncensione që ka dhënë deri tani.

Të vetemet “investime” që ka bërë qeveria e kryeministrit Rama janë bojatisjet dhe suvatisjet e fasadave të ministrive, janë BunkerArtet që ka inaguruar, është Kulla e Lartë në Korçë, janë rrugicat, dhe projekti më i madh i Gjeneratës së Rilindjes Socialiste  është rikonstruksioni për herë të pestë  i Sheshit “Skënderbej në Tiranë.

Qeveria e kryeministrit Rama as 20 kilometra të autostradës Tiranë – Qafë Krrabë nuk mundi të realizojë dot në 4 vjet!!!

Është hera e dytë, që vjedhësit e PARAVE  në Rinas nuk i lejojnë superfitimet e koncensioneve të ikin me aeroplan jashtë Shqipërisë. Mbase këta vjedhës  të parave të koncensioneve, lekët e vjedhura do t’i Riinvestojë në Shqipëri!!!

Koncensione qeveritare nuk mund të marrin dot, sepse nuk i kanë qeveritarët as klientë dhe as miq!

Shumë-shumë do të ndërtojnë hotele, do të hapin ndonjë fabrikë, do të hapin dyqane, supermarkete, do të ndërtojnë pallate, pse jo, mund të ndërtojë edhe serra moderne!!! Këto investime nga paratë e vjedhura në Rinas, po, do të hapin vendet të reja pune, do t’u japin punë shqiptarëve të papunë. Do të paguajnë edhe TVSH, sepse nuk janë koncensione të privilegjuara!!!

Paratë e vjedhura në Rinas, edhe nëse Riinvestohen në Shqipëri, për pastrim parash, nuk janë paratë e trafikimit të Hashashit!!! As të trafikimit të prostitutave. Dhe as paratë e korrupsionit qeveritar dhe gjyqësor!!!

Pavarësisht, se janë para të vjedhura nga VJEDHJET që i bëhen pasurisë së Shqipërisë, dhe investimet mund të quhen edhe “pastrim parash”, këto lekë të superfitimeve nga koncensionet e huaja në Shqipëri,  janë Kapitali i pasurisë së Shqipërisë dhe u takojnë shqiptarëve!!!

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Shume qesharake kjo puna e parave po kush e han ate ju dalin hajdute para ca pleqve ,erdhen zgjedhjet alarm .

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*