Parlameti voton pastrimin e 250 milion eurove të pushtetit!

I hapet rrugë pastrimit të parave të pushtetarëve. Sot parlamenti votoi me 78 vota pro ndërtimin e një godine me lartësi prej 350 metër. Ndërtimin e kësaj godine e ka kërkuar gjoja një firmë arabe me emrin  “Al Habtoor Investment”. Ndërkohë që informacionet konspirative bëjnë me dije se firma arabe është vetëm një mbules e disa pushtetarëve shqiptar të cilët po e ndërtojnë me parat e veta këtë objekt gjigant. Votimi në parlamet ishte me kërkesë të “kompanisë arabe” për t’i mbushur menden qytetarëve shqiptar se objekti po ndërtohet brënda parametrave ligjor. Mbi të gjitha padronët e kësaj ndërtese kërkuan amnisti taksore për një periudhë 15 vjeçare, cka e bën të qart se kjo godinë do të gropos të gjithë rivalet e tjerë që operojnë në territorin e Tiranës. Vlera që do të investohet për ndërtimin e kësaj godine është rreth 250 milion euro të deklaruara, për të bërë të mundur pastrimin sa më të mirë të parave të cilat qarkullojnë jasht bankave.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*