PARTIA DEMOKRATIKE KALOJI NE RADIKALIZEM Nga Arben Berisha

Vetem Sali Berisha mund te qetesoj dhe drejtoje demokratet e tradhetuar dhe ata qe jan hipnotizuar.

Partia Demokratike, ku ne jemi rritur e formuar politikisht, eshte ne gjendje shock-u. Partia u mor peng nga filozofia Radikale.

Ne demokratet e bazes nuk jemi kunder risive; Ne nuk jemi kunder prurjeve të reja ne PD; Ne duam të forcojme, shtojme dhe riperterijne partine; Ne i bashkohemi filozofise re.

POR, kur filozofia e Re deformohet, ne reagojme me force!

Ne demokratet e bazes, partine e Azemit, të Doktorit, të Josefines, të demokratve që e kan mbajt 27 vjet gjalle, nuk mund ta dorezojme në duart e Çilit, të kelyshve të Sorosit, të sahanleperesve, të disave pa pik kontributi ne PD, e të tjere askushave.

Jo!

Partia Demokratike eshte grupimi i njerzve me një ideal; grupimi i njerzve me filozofi të perbashket politike. Ky ideal i shprehur dhe filozofi e zbatuar prej demokratve ne kto 27 vjet, kan dhene rezultate të shkelqyera në ndertimin e demokracise, Shtetit ligjor, shoqerise dhe interesave Kombetare.

Ne demokratet jemi ata që ngritem Shqiperine nga balta.

Sot, Partia Demokratike po tjetersohet. Megjithate, pa marr parasysh rezervat që ne kemi per këtë tjetërsim rrenjesor, Ne jemi per Republiken e Re, por jo per Republiken e Çilit apo Principaten e Sorosit!

Ne themi këtë: nuk mund të shock-osh nga themelet partine dhe elektoratin me persona që s’kan pik kontrubuti politik. Ata jan të mirpritur dhe do jene të domosdoshem ne 4-vjecarin tjetër, prandaj duhen futur në rradhitjen e poshtme të Listes. Ata fillimisht, duhen të formohen politikisht, e pastaj të marrin frenat e partise dhe Shtetit.

Nëse realizimi i Republikes se Re shikohet si mundesi per t’u realizuar vetem me njerez te rinj – pra, jashte partise – atehere formoni një parti të Re, tuajen, o njerez!

Na leni ne demokratve të vazhdojme me filozofine e Azemit dhe Doktorit. Na leni neve të bejme ndryshimet tona në parti pa tronditur partine. Ne kemi filozofine tone: cdo i ri eshte i mirepritur ne gjirin tone. Cdo i ri duhet të formohet politikisht, e pastaj të eci perpara dhe të marri në dore frenat e qeverisjes.

Ne duam të vlerësojme kontribuesit disa-vjecar të partise, duke u dhene atyre peshen e perfaqesimit tone dhe zbatimin e filozofise tone per Shqiperine.

Ne jemi të kujdesshem në hapat që hedhim, prandaj kemi dhene rezultate që i shikoni, ecni, prekni, ndjeni cdo dite.

Ajo cfare ndodhi pardje ne Partine Demokratike ishte Radikalizem.

Henri Çili vendosi njerzit e tij ne renditjen e sigurte; natyrisht, këlyshet e Sorosit jan “grushtbashkuar” dhe s’e leshojne njeri-tjetrin; disa prurje të reja pa piken e kontributit ne parti, u renditen si të sigurte?

Ku jane demokratet që mbajten PD ne kembe – te pakten keto 4 vjet opozite?

Partia Demokratike duhet t’i kthehet demokratve.

Nëse Ne demokratet, mbyllim gojen per hir te fushates, atehere ne e kemi dorezuar partine e Azemit ne duart e Çilit dhe Sorosit.

Me mire në opozite dhe partia mbetet e jona, se sa në pushtet pa demokrat.

Mos mbyllni gojen!

Po na marrin peng partine e Azemit.

Çili le te formoje partine e tij. Kjo PD eshte pasuria qe na e la trashegim Azemi.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*