Partia Demokratike më në fund pranon Enver Hoxhën…100 vjetori festime mbarëpopullore

E para herë që më në fund nuk u bë zhurmë për shfaqjen krenare në publik të figurës së Enver Hoxhës dhe simboleve të diktaturës. Partia Demokratike nuk pati ndonjë reagim konkret për fotot e Enverit, Mehmet Shehut, yllin komunist e simbolet e tjera që u demonstruan në Pezë, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, pra taksapaguesve.

Vjet, ndërkohë që si aktivitet të parë të madh pas fitores, Erion Veliaj organizonte bakanalet e Pezës, ish të përndjekurit iu përgjigjën me protestën kundër rilindjes së simboleve të komunizmit, që nisi tek bunkeri pas Ministrisë së Transporteve dhe përfundoi në 8 dhjetor me djegien dhe shkatërrimin e tij.

Sivjet, edhe pse aktiviteti pati 100% trajtën e një manifestimi komunist, deri sot që mbaroi , nuk pati asnjë reagim serioz. Pa fjalë , Enveri më në fund rilindi. Tjetërmot, ndoshta do t’i festojmë me madhështi 100 vjetorin e lindjes!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*