Pas sëmundjes së zonjës Klinton fshihet diçka shumë më e frikshme. KOMENT

Ka kohë që në politikën amerikane dhe mediat botërore qarkullojnë zëra për sëmundje të kandidates për president Hillari Klinton, Madje kanë arritur të artikulojnë edhe se ajo ka vdekur me kohë dhe kjo që del është sozia. Nga se vuan Hillari? Nga dehidratimi te pneumonia e pse jo …epilepsia!

Në pamje të parë duket si luftë politike e pastër. Ne kemi parë presidentët amerikanë që vrapojnë çdo mëngjes e janë sportivë pikërisht për të dhënë mesazhin e forcës dhe shëndetit të mirë. Në fund të fundit, të qeverisësh superfuqinë më të madhe të botës shëndeti i mirë dhe mendja e kthjellët, edhe pse s’thuhen, nënkuptohen fort.

Pra ngjan se “ujqërit” e fushatës së Donald Tramp kanë kafshuar tek njëra nga pikat e dobëta të rivales….

Po sikur të jetë e kundërta?

Pas pak javësh pritet që “djalli” Zhyljen Asanzh të botojë disa e-maile përvëluese për ish zonjën e parë Klinton që mund t’i hedhë në erë zgjedhjen si presidente e SHBA. Ashtu siç bën hardhuca me bishtin, ka të ngjarë që Hillari të jetë duke u përgatitur të dalë me lezet nga fushata për të shpëtuar pjesën e mbetur të karierës dhe ç’ka përfituar me dredhi prej saj. Alibia e shëndetit të ligë duket e prodhuar në panik, nëmos në dëshpërim. E nëse kjo vërtetohet, i bie që kandidates demokrate dhe kampit të sajë i ka rënë rrufeja në qiell të hapur dhe për t’i shpëtuar rrebeshit , të vetmen ombrellë, kanë gjetur këtë bajaten, por korrekten: sëmundjen. Madje kjo e epilepsisë, e dalë mbi ujë në gusht, është edhe më e ngrënshme. Një grua me një sëmundje të tillë do ta mëshironin të gjithë.

Pra po përgatitet të tërhiqet Hillari dhe kampi i saj? Po bëhet gati zëvendëspresidenti aktual Xho Bajden? Do të dalin apo jo e-mailet? Edhe pak javë durim na duhet.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*