Pas skandalit të DC Leaks. Si nisi Rama shqiptarët refugjatë për llogari të Sorosit. EDITORIAL

 

Kur iknin shqiptarët në vitin 2015 me dhjetra mijëra, kur refugjatët shqiptarë renditeshin të dytët pas sirianëve në luftë në listën e azilkërkuesve nëpër Europë, ne nuk e dinim se skenarit ishte xha Sorosi dhe regjisor marioneta e tij Edi Rama.

Në 20 shtatorin  shkuar Soros nuk e pati për gjë të pranojë se ka paguar 500 milion dollarë për të favorizuar mbërritjen e emigrantëve në Europë. Pse?

“Bamirësi” e ka zgjidhur qesen me qëllim që të godasë politikat europiane mbi emigracionit e për të vënë në rrezik sovranitetin e shumë vendeve. Italia tashmë e ka denoncuar.

Këto marifete të Sorosit janë zbuluar nga Wikileaks dhe DC Leaks të cilët kanë botuar e-mailet përkatëse.

Tani le të kthehemi tek Rama i tij, krushk i rrallë në dasmën e spekulantit Soros. Si ka mundësi që një vend europian si Shqipëria nis nga një qytet në muaj në Gjermani? Si ka mundësi që ky vend, i cili teorikisht i kontrollon mirë fare kontrollet e tij, paskësh lejuar tufa – tufa shtetas që ikin?

Shumë rastësi nuk janë më rastësi. Mund të jetë rastësi që Rama është njeriu i Sorosit, ta zemë se rastësisht edhe u bë kryeministër. Por nuk është më rastësi që gjithë rrjeti i spekulantit globalist kapi pushtetin. Nuk është rastësi që një parti që s’ka marrë as 3 mijë vota, G 99, bashkë me Bashkinë e Tiranës  ka edhe një llokmë të madhe të pushtetit qëndror. Që kryetari i kësaj partie, Erion Veliaj, është shprehur në Vizion Plus se është krenar që është i Sorosit. Nuk është rastësi që kur Xhorxh Sorosit iu desh mish për top, pra turma refugjatësh të dëshpëruar, papritur u hap tubi nga Shqipëria dhe mijëra e mijëra vërshuan andej.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*