Pasi ka lexuar gjithë krijimtarinë e Dritëroit, Hashim Thaçi e quan “gjeni”

Sot presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dekoroi shkrimtarin Dritëro Agolli “për kontributin e tij në letërsinë shqipe”.

Thaçi e quajti Dritëro Agollin “gjeni të letrave”. Natyrisht që ky është një vlerësim gjigand që i vjen për herë të parë shkrimtarit tonë të dashur. Sidomos nga një personalitet kaq i lartë e i këndueshëm sa Hashim Thaçi. Zakonisht me këtë përcaktim “gjeni i letrave” jemi mësuar me Kadarenë, që edhe sot e kësaj dite shkruan boton e lexohet edhe jashtë Shqipërisë,

Ndërsa Dritëroi i mirë për herë të fundit ka botuar nxjerrë libër para 19 vitesh dhe suksesin e ka gjatë kohës së diktaturës, si një ndër përfaqësuesit më të mirë të realizmit socialist.

Përcaktimi “gjeni i letrave” nga një president që njihet botërisht për kulturën e gjerë dhe të thellë në çdo fushë, por sidomos atë letrare, çel një kapitull të ri në rivlerësimin e të mirit, të madhit, popullorit, të këndshmit Dritëro, duke e renditur para gjenive të tjerë si Viktor Hygo, Shekspir, Sartrë etj.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*