“Patriot” me …pagesë Shkëlzen Dolin në Tiranë. Nga Jakup B. GJOCA

Artisti shqiptar Shkëlzen Doli , që është edhe anëtar I Koncertit të Vjenës dha një koncert në Tiranë. Natyrisht, me pagesë nga qeveria shqiptare, madje me një pagesë me dhelë me bisht, – thonë andej nga naët e Labërisë – meqë është anëtar I Koncerit të Vjenës.
Kryeministri piktor Edi Rama, shqiptarëve në Shqipëri, violinistin Shkëlzen Doli ua prezantoi si “Koncertin e Vjenës”, dhe jo si violinist që është edhe anëtar I Koncertit të Vjenës.
Kryeministri Edi Rama asnjëherë, deri më sot, nuk e bëri TRANSPARENTE, sesa qindra mjëra euro do të paguajë buxheti I shtetit koncertin e Shkëlzen Dolit në Tiranë. Zëra dhe hamendje thonë se qeveria shqiptare e pagoi koncertin e Shkëlzen Dolit (me shokë) në Tiranë me 130.000 euro. Disa zëra të tjerë thonë se shuma ishte mbi 180.000 euro.
Kryeministri hesht për shumën e parave që pagoi Shkëlzen Dolin në Tiranë.
Deri tani hesht edhe prokuroria, e cila detyrimisht, në bazë të ligjit, duhet të hetojë procedurën e dhënies së koncensionit të koncerit Shkëlzen Dolit në Tiranë.
Së pari, prokuroria duhet të hetojë kryeministrin Rama, nëse ata artisë që dhanë shfaqje në Tiranë në mbrëmjen e 2 Janarit 2017, ishin Koncerti I Vjenës, siç u promovua nga Kryeministri Rama, apo ishin disa individë, që janë edhe ata në Koncertin e Vjenës?
A ia vlen shuma që u pagua?
Përse u përzgjodhën pikërisht Shkëlzen Doli dhe jot ë tjerë?
Por, ajo që është e papranueshme nga vetë autori Shkëlzen Doli, është përpjekja e tij e stërmunduar, për të shitur “patriotizmin” e tij shqiptar në skenë, duke ngjeshur në kokë qeleshen me shkabë dhe duke pirë raki në skenë.
Or, shqiptar, Shkëlzen Doli. Shqiptarët nuk kishin nevojë që ti t’u shisje në skenën e Tiranës, mercenarizmin për “patritotizëm”!!!
Nëse kishe dëshirë që të shisje “patriotizmin tënd shqiptar” në skenën e Tiranës, meqë erdhe në Tiranë si vilionist I Koncerit të Vjenës, përse më përpara, nuk deklarove që vjen në Tiranë për të dhënë concert shqiptarëve FALAS, pa asnjë pagesë?
Dhe do të kishe 1.000 arësye, që të vije nga Vjena në Tiranë dhe të jepje koncert FALAS!
-Buxheti I Shqipërisë nuk e ka qesen kaq të fryrë ekonomikisht, saqë të paguajë për një koncert të vetëm në Tiranë 180.000 euro, jo vetëm ty, por as vetë gjithë Koncertin e Vjenës!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*