Peleshi rrezikon të lerë leshtë në Kolonjë. E ka jetë a vdekje nga Rama këtë detyrë.

Jetë a vdekje për zëvendëskryeministrin Niko Peleshi. Është në lojë kariera e tij në këto zgjedhjet – në dukje të parëndësishme – në Kolonjë.  Burime të brendëshme thonë se , sa indiferent po tregohet Rama me këtë ngjarje, aq me inat e ka. E do me çdo kusht kreun e bashkisë së atij qyteti të braktisur e zhytur në mjerim.

Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, këtë rradhë rilindasit nuk po shajnë, ironizojnë, sulmojnë. Arsyeja? PAA dhe mbi të gjitha Agron Duka është format ndryshe. Si në peshën politike ashtu edhe në profilin njerëzor Duka ka krijuar imazhin e njeriut me autoritet, babaxhan, njeri që mbaron punë e mban fjalën, që mban drejtësinë edhe kur ajo nuk është në favor të tij. Kësaj figure nuk ia del dot me sulm e me baltë. Mbi të gjitha, kur këtë e bënte Berisha, Duka ishte deputet e ministër i partisë që sot drejton Rama.

KËSHTUQË PO PUNOHET NATËN!

Natyrisht, në kuptim të figurshëm. Do të thotë se po punohet në fshehtësinë maksimale ama po punojnë këta të rilindjes si kurrë më parë! Çdo funksionar rilindje që është nga Kolonja, që ka një origjinë andej a është dhëndër, ka zbritur gjoja “nga malli” e takon me plan e grafik ata që i cakton Peleshi. Qeshin kolonjarët kur shohin se si netëve llamburit Qafa e Qarrit, e shkretë normalisht pas akshami, nga makinat zyrtare që hyjnë e dalin.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*