Pëllumbi i shkruan Jakup Goçajt: Ja ku i gjetëm brekët ne ushtarakët e Mimit.

I dashur miku im Jakup!

Më pyete një ditë se ç’bëjmë ne ushtarakët shqiptarë të NATO – s në këtë epokën e Rilindjes. Po ja o vëlla, edhe pse – siç ka thënë vetë Saliu, –  “ne jemi si shalqini; jeshilë jashtë e të kuq brenda”, ne themi “rroftë Saliu”, se sot me ligjet e tij dhe pagat e tij vazhdojmë të trajtohemi.

Këtë foto që po të nis e ke nga njëra prej betejave tona legjendare ku na futi e udhëhoqi me rilindja, me Mimin si drejtuese të denjë. Se mos të vete mendja që jemi duke korrur hashash!? Apo duke shtruar ndonjë pistë aviacioni?!

Jo miku im Jakup. Me to merret tjetërkush! Ushtria shqiptare, në kuadër të NATO – s ka për detyrë të pastrojë plehrat. e të mbajë pastërti. Të siguroj se nuk është edhe aq keq si punë. Brekë të përdorura, kanaçe e plastikë , për të ndihmuar rrogën, kemi mbledhur e gjetur sa të duash.

Yti miqësisht

Pëllumb Zaimi

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*