Për atdhe e për flamur, gjaku i tyre s’humbet kurrë!

Ky është lajtmotivi i famlijarëve gdhëndur në përmendoren e të rënëve të familjës Lala ( Qypi) në Kurbin. Ndue Llesh Lala 67 vjeçari prej vitesh emigrant në Amerikën e largët, ka fluturuar posaçërisht për në atdhe me qëllim të përkujtojë babajin e tij Pjetër Lala ekzekutuar në betejën e Bushneshit, nga ish- sigurimi i shtetit të asokohe. Unë nuk e kam njohur babajin tim Pjetrin- tregon Ndue Lala, pasi Pjetri i ati e ka lënë vetëm 18 muajsh, i vrarë bashkë me 6 burra nga Kurbini, vetëm ngaqë nuk kanë pranuar regjimin komunist.
Me pesë maj të vitit 1952 Pjetër Lala, me gjashtë burra po nga Kurbini, të drejtuar nga Gjergj Nikoll Ndreu, ndodheshin në fshatin Bushnesh ndërsa ishin në ndjekje prej afro pesë vitesh nga ish- sigurimi i shtetit. Nga dëshmitë e familjarëve dhe jo vetëm, shtatë burrat ata të cilët nuk janë bindur sistemit famëkeq kumonist janë rrethuan nga forca të mëdha ushtarake, policore dhe me me tanke operacion që ka zgjatur për 38 orë të drejtuara nga ish- ministri i brendshëm Mehmet Shehu në pyllin e Bushneshit. Rezistenca e tyre prej 38 orësh, ishte tregues i forcës së shpirtit të tyre për të mos rënë në duart e sigurimit të shtetit. Ndërhyerja e forcave të shumta ushtarake ka rezultuar e suksesshëm nga përdorimi i tankeve duke asgjesuar shtatë burrat kurbinas të cilët me aktin e tyre të pashembullt, heroik dhe të vendosur për kauzën, kanë pranuar të flijohen me rezistencën e tyre kundrejt barbarisë kuministe.


Ndue Lala me vëllezërit e tjerë rrjedhin nga ato familje kurbinase, dhe krenohen nga akti burrëror i babjit të tyre Pjetri sikurse ata nuk harrojnë dhe gjyshin e tyre Llesh Gjok Lala po dhe aq patriot, një njeri i njohur për mikpritje dhe zgjidhjen e shumë çeshtjeve të zonës. Gjyshi i familjes Lala, Lleshi një burrë i zgjuar, do të internohej në Tepelenë larg vendlinjes me qëllim të shkëputej nga të afërmit e tij.
Ndue Lala ka bërë përgatitjet e duhura me rastin e pesë majit ditës së Dëshmorëve të nderojë disa figura patriote kurbinase, sidomos ata burra që janë flijuar për lirinë dhe demokracinë në vendin tonë. Këta patriotë kanë meritën e madhe sikurse dhe shumë patriotë të tjerë në tërë vendin tonë, ndërsa një pjesë e tyre ende janë në heshtje nga institucionet për vlerat dhe kontributin e tyre. Këta martirë po harrohen dita -ditës në një kohë që pushtetarët përgjatë 27 viteve kanë dekoruar mjaft figura të rëndësishme, sakaq po aq të rëndësishëm është dhe akti patriot dhe heroik të shtatë burrave të rënë në betejen e Bushneshit.
Po kaq e shëmtuar për këta martirë nga pushtetmbajtësit, në kujtim dhe vlerësim të figurave martirëve nga mosrespektimi dhe nga mungesa e investimeve tek varret e tyre. Mungesa e vullnetit nga presidentët të larguar apo dhe në detyrë duhet të rikujtohen, në respektin e atyre që u flijuan, për shërbesën e demokracisë në vendin tonë, ndërsa sistemi komunsit dhe Enver Hoxha sëpaku ka përfolur në të mirë apo dhe të keq mërtirët që ai me dorën e tij i ekzekutoj.
Ndue Lala apelon fisin e tij Lala ( Qypi) kudo ndodhen të tuajmë vlerat dhe traditën patriotike nga të parët e tyre, për të respektuar historinë, sikurse dhe njëri-tjetrin. Historia e tyre është mjaft e madhe ndaj misioni ynë është të përcjellm dhe brezave.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*