Për pak desh e “vodhi” ftesën për te Trump Edi Rama.

Do kishte fluturuar për në ceremoninë e betimit të presidentit të SHBA kryeministri i Shqipërisë, sikur në çastin e fundit të mos qe djegur në dorë kjo djallëzi.

Përmes lobistëve Edi Rama ka tentuar të sigurojë një ftesë për në ceremoninë e 20 janarit në Washington. Natyrisht që këto kompani nuk është se kanë ndonjë problem të sigurojnë ftesa nëse paguan për to. Ju kujtohet rasti i Ramës me Bilalin tek Obama, apo jo?

Pa turp fare, në vend që të kërkojë dorëheqjen, Edi Rama kërkon ftesë!!

Por dikush , i vëmendshëm, ka çuar në kohën e duhur dhe vendin e duhur videon e Edi Ramës që “denoncon” rrezikun që i kanoset botës nëse zgjidhet Trump president i SHBA.

Le të sqarojmë diçka: Rama nuk do të vuajë pasojat pse u shpreh në atë mënyrë për kandidatin republikan për president të SHBA. Por do të digjet për shkak se këtë e bëri për llogari të spekulantit Xhorxh Soros, armikut të sigurisë kombëtare të Amerikës.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*