Përmbysja e Soros sot detyrë si 1990! Nga Fatmir HOXHA*

Nuk ka tjetër betejë: Soros dhe zarat e tij janë e keqja e Shqipërisë. Nëse pyet  veten se pse je keq sot ekonimikisht, politikisht, nga ana shoqërore etj herët a vonë do ta marrësh përgjigjen. Është kapja e vendit nga një klikë që drejtohet nga spekulanti ndërkombëtar i quajtur George Soros.

Sot Shqipëria po përfundon – për fat të keq – depolitizimin e politikës. Duket paradoks? Në fakt është paradoks, nëse politikën e sheh nga këndvështrimi demokratik. Por kur ajo shërben si satrape, për llogari të perandorëve okultë jashtë vendit, e vërteta tragjike mbetet se tashmë nuk ka më përkatësi ideologjike në partitë parlamentare shqiptare. Ndarja e tyre mbetet konvencionale, në një teatër gjigand të gjoja luftës politike.

Dëshmia rrënqethëse në Shqipëri është gjendja e ish të përndjekurve dhe pronarëve. Shkatërrimi sistematik i kësaj klase dhe risjellja në pushtet e gjithë pinjollëve të udhëheqjes komuniste, përmes “rilindjes” së Edi Ramës tashmë nuk duan koment.

Dje Hungaria , në mënyrë plebishitare, vendosi shporrjen e këtij spekulanti globalist, majtist, nga politika e vendit të tyre. Po ky përbindësh qe ai që sponsorizoi lëvizjet anti Trump kur ky i fundit fitoi zgjedhjet në SHBA në nëntor 2016. I njejti individ dhe rrjet u denoncua në Parlamentin Europian nga Nagel Farage për konspiracion të dhjetra anëtarëve të atij parlamenti kundër vendeve të tyre.

Tashmë edhe beteja jonë, e PDM-e re është qartaz fokusuar kundër kësaj bande që ka kapur dhe po shpërbën Shqipërinë. Në javët në vijim ish të përndjekurit politikë, pronarët, konservatorët dhe gjithë ata që nuk përfaqësohen nga ESTABLISHMENTI sorosian nisin betejën e ngjashme me hungarezët për kthimin e demokracisë në vend. Beteja e tanishme është  vazhdimi i asaj të dhjetorit 1990 për shkak se si situata ashtu edhe aktorët janë tragjikisht po ata. E njejta klikë, përfaqësuar tashmë nga fëmijët e tyre, të njejtat metoda dhe e njejta metodologji.

Ne gabuam kur besuam se tranzicioni qe kalimi nga komunizmi në demokraci. Ky çerekshekulli u shërbeu komunistëve për të trashëguar pushtetin e grabitur në 1945 dhe për të vazhduar sundimin përmes luftës së klasave. Alternativa jonë është të shuhemi përmes varfërisë e emigracionit ose të përballemi me këtë sofistikim të luftës së klasave. PDM – e re ka zgjedhur këtë të dytën. Kush e ndjen – është i mirëpritur!!

*Fatmir HOXHA – kryetar i PDM – e re

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*