Përsëri 2 veta për një vend pune. Paguhen me taksat tona!

Pak ditë më parë gjykata Administrative e Apelit vendosi që ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit do të dëmshpërblehet me 56 paga mujore. Po kjo gjykatë ka vendosur të dëmshpërblejë me pagesa financiare edhe Dëshira Subashin. Ish-nën/kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Dëshira Subashi, ka arritur të fitojë procesin gjyqësor me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duke fituar 37 pagesa mujore. Vendimi për dëmshpërblimin e ish- zv kryetaren e KQZ, Subashi është marrë nga gjyqtari Bari Shyti, i cila ka pranuar pjesërisht kërkesën e Subashit, duke dëmshpërblyer atë me 37 paga mujore. Sipas vendimit të gjykatës Subashi do paguhet nga buxheti financiar i KLD, për periudhën kur ajo duhet të ishte anëtare e KQZ. Dhe më konkretisht pagesat mujore duhet të fillojnë nga 1 janari 2013 deri në 30 janar 2016, kohë kjo kur Dëshira Subashit i përfundonte mandati si anëtare e KQZ.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*