Përshëndetje revolucionare Çili. Nga Xhevdet ZEKAJ

Përshëndetje Henri nga një “punist”, i “pafatë”, i “korruptuar”, “dembelë”, i “vjetër”, “vegjeteues”, “abuzues” i taksave të shtetasve të mi.

( Ne solidaritet maksimal me kolegët e Universitetit të Tiranës)

Jemi takuar pak herë sëbashku dhe të kam vlerësuar energjitë, përshtatjen me të gjitha situatat dhe sistemet, raportet me biznesin e vizionin, natyrisht dhe penën e gojëtarinë et,j dhe po sot të vlerësoj për gjithë sukseset si gazetar dhe biznes, por President Henri që me njeriun ndodh e njëjta gjë që ndodh me pemën, e cila sa më shumë që e synon lartësinë, zgjatjen drejt dritës së diellit, aq më thellë i futen rrënjët në tokë, atje në errësirë, në gjirin e të keqes, dhe kjo e keqe e tek ty e ka emrin urrejtje dhe shpifje ndaj Arsimit të Lartë Publik (ALP) në Republikën e Shqipërisë, për interesat e tua financiare, apo konkurrencës, që në Shqipëri përherë është e pandershme.(Më çorodit fakti që sulmon vetëm arsimin e lartë dhe jo sistemin arsimor të Republikës së Shqipërisë)
Madje, kjo urrejtje e shpifje u transmetua disa herë në një emision të shpëlarë, një emision shalësh e kurvërie, ku në qendër të tij më shumë se antirama, sistematikisht jepen mesazhe dhe opinione për imoralitetin, për seksin në grup, për shalët e për të shkatërruar në thelb familjen dhe jetën tradicionale të shqiptarëve, martesën, gejët, me një zhargon që do ta kishin zili dhe pjesë me e paqytetëruar e këtij vendi, apo llumpenët siç thoshte punisti E. Hoxha. Natyrisht, pa i mohuar dhe gjera të mira që ka ky emision.
z. Henri, në asnjë moment nuk do merrem me institucionin e UET etj, as me ty personalisht, dhe përse nga goja jote, me mendjen e një konkurrenti me qindra herë ke përdorur termat: Punistë, të paaftë, dembelë, vegjetojnë, vjedhin taksat e shqiptareve, të korruptuar, me tekste të këqij, e çfarë nuk akuzash nuk artikulon. Dhe ti, i njohuri im je zhytur në llumin e së keqes së akuzuari shkollat e larta duke sulmuar keqasi me një barut të laguar dhe të ndryshuar sipas kohës se shërbesës dhe interesave financiare që të kanë bërë të humbasësh orientimin e duke lëshuar broçkulla që as vet nuk i beson, për mos të thënë se nisesh nga vetja si je, për të gjykuar të tjerët.
Gabim! Faj! Cektësi e mendjelehtësi!
President Henri prej 10 vitesh punoj në Departamentin e Pedagogjisë në Universitetin “A. Xhuvani” Elbasan, i cili miku im nuk është krijuar as në 1957, as në 1997, as në 2005, as në pronat e falura nga shteti, apo dhuratë për kontribute e shërbime të korrupsionit me fjalën dhe për të verbuar e ndryshuar sjelljen dhe të menduarin e publikut. Por ky departament, ky institut, është krijuar në 1909!
Do apo nuk do ti: Shkolla Normale e Elbasanit, e krijuar më dhjetor të vitit 1909, është Shkolla e Parë e Arsimit të Lartë në Gjuhën Shqipe, e krijuar në bazë të vendimeve të Kongresit të Elbasanit. NORMALJA E ELBASANIT U HAP MË 1 DHJETOR 1909, pas Kongresit të Elbasanit, patriotët, klubet shqiptare brenda e jashtë atdheut dhe dashamirët e arsimit shqip, bënë përgatitjet e nevojshme, duke siguruar lokalet, mjetet, kuadrin pedagogjik dhe nxënësit për fillimin e punës së Normales. Kjo punë u kurorëzua me sukses, kur më 1 Dhjetor 1909, për herë të parë u hap Shkolla Normale në Elbasan, e cila e kishte edhe internatin për nxënësit që vinin nga jashtë Elbasani.
Drejtori i parë i Normales ishte patrioti i shquar shkodran Luigj Gurakuqi, ndërsa arsimtarët e parë qenë njerëzit më të shquar të kulturës shqiptare, të shkolluar jashtë atdheut, si bie fjala, Aleksandër Xhuvani, Sotir Peci, Petër Dodbiba, Simon Shuteriqi, Hasan Mejza, Hafiz Ibrahim Dalliu, , Salih Çeka, Filip Leci , Kristo Dako, Kostaq Cipo, Ahmet Gashi, Kolë Prela, Mahir Domi, Eqrem Çabej, Luigj Filaj, Thanas Floqi, Vasil Qirjaku e të tjerë.( Marrë në Muzeun e Normales Elbasan)
Prandaj Henri duhet të ulemi në gjunjë e të mendohemi mirë kur flasim për historinë e Shkollës së Lartë Publike apo ALP, e aq më keq Ju vet do ta keni ëndërr të kishit pedagog të këtij niveli, që ka pas e ka Shkolla e Lartë dje dhe sot në Elbasan dhe në gjithë ALP. Dhe ndihem i nderuar që punoj e nuk vegjetoj nuk vjedh taksat e shqiptareve, nuk kam qenë punist, as salberishistë, as ediramistë, as lulzimbashistë, e as besnikmustafeistë, as spartaksistë, e të tjerë istësh, por jam thjeshtë pedagog i lumtur i një armate profesionistesh e qytetarësh demokratë të ALP në Shqipëri. Aty ku miltojnë qendra pedagog me cilësi, dhe kjo, cilësia e punës në universitet varet edhe nga profesionalizmi i pedagogëve, kualifikimi dhe ndërgjegja e tyre profesionale dhe morale, nga komunikimi e abditimi i përditësuar i tyre. Po, tashmë i integruar edhe në sistemin evropian të arsimit lartë.
Biznesmen Henri, në departamentin tim janë pjesëtarë me titull profesorë dhe me gradë Doktor, konkretisht dy Profesor Doktor, gjashtë Profesorë të Asociuar, 1 Doktor Shkencash dhe dy Docentë. Besoj se nëse nuk i njeh Florinda Tarushi, Shpëtim Caushi, Bujar Kapllani, Alma Muharremi, Ornela Bilali, Shetim Peza, Ibraim Zabzuni, dhe Panajot Lena sinqerisht që UET nuk ka të tille staf, por mund të pyesësh në Kosove, Maqedoni, Kanada, SHBA e kudo ku punojnë studentët e diplomuar tek ne, për të kuptuar se sa shumë ke gabuar. Ata dallohen për nivelin e lartë profesional, pedagogjik e shkencor dhe mbi të gjitha për personalitetin e integritetin e tyre moral të shkëlqyer e dritëplotë për përgatitjen e mësuesve. Pyet anketo, madje shko dhe në polici apo hetuesi dhe sinqerisht do ndihesh i fyer për akuzat bolshevike, të gabuara dhe mjaft dashakeqe që ke bërë duke folur pa menduar gjatë në emisionin Zona e Lirë se paska shumë pedagogë me dosje në hetuesi, dhe të tillë ka me qindra në universitetet publike.
Koncertet e pafund të interpretuara, qofte si instrumentist në orkestrën e RTSH, apo në qytetin e Elbasanit, apo dhe si një nga pjesëtarët permanente të konkursit të pranimeve në Institutin e Arteve për dekada, por dhe pedagogun sa korrekt e dinjitoz, po aq edhe zemër madh si Prof.As. Shpëtim Caushi, një nga kolegët e mi mund ta kishe lënduar shumë, nëse ai nuk do vlerësonte e kuptonte arsyet e sulmit tënd për ALP.
Po kështu edhe Doc. Shpëtim Peza, bashkëpuntor në kurrikulën e muzikës në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, e ku gjen ti si këta personalitete në arsimin e lartë jopublik, pa fjalë, pa ekrane, pa asnjë mundësi publiciteti, por me dashuri të pafund për shkollën e edukimin, jo si treg por si EDUKIM!
Nuk ke asnjë të drejte të lëndosh pedagog e familjar, skulptor e artist si Prof.As.Dr. Bujar Kapllani, veprat e të cilit nuk janë vetëm të arrira artistikisht por janë simbole të historisë së arsimit dhe lavdisë kombëtare në Shqipëri e Kosovë etj. Ai ndoshta nuk ka prona, biznese por ka nderin dhe personalitetin që vështirë se mund t’ja përbaltë dikush. Dhe një studio që kishte ja gllabëruan “demokratët” e sotëm për të hapur dyqane. Pyet dhe do ndihesh keq për ato që ke thënë.
Natyrisht, por eksperienca e tradita e instaluar në këtë departament me praktikat mësimore, në drejtimin e Prof.As. F. Tarusha por edhe me kontributin e Prof.As. O. Bilali, Dr.A. Tana e Dr. B. Gani e shume të tjerë, e cila shume shpejt do të kthehen në një botim ekselent nga Prof. As. Ardian Turku, por nëse do ta implementosh në UET, do të ulesh në gjunjë përpara kontributit të këtyre “punistëve”, ” të paaftëve”, “me dosje në prokurori”, ” abuzueseve me taksat e shqiptarëve” e të tjera akuza boshe të ngritura nga biznesi privat i shkollave të larta në Republikën e Shqipërisë.
Pra gjithë kjo përvojë dhe traditë mësimdhënie e kërkimi shkencor dhjetra vjeçare, qoftë si në rastine mësipërm për praktikat në shkollë, i mungon sistemit jopublik, që do të thotë se në arsimin publik ka mundësi të pafundme orientuese për profesionalizmin e stafit, të cilët është mirë ta aplikoni në sistemin arsimor jo publik të Arsimit të Lartë dhe jo ta anatemoni e me një artileri zonash të shqyera apo të nxira të përpiqeni ta nxini.
Henri duhet t’i kërkosh falje publike Doc. P. Lenës, një qytetari fisnik, një pedagogu të shkëlqyer, një metodist perfekt, një model komunikimi e sjellje, sepse ai së shpejti del në pension dhe ti, i njohuri im e ke lënduar keq me ato akuza, në emër të një interesi e ekrani të shpëlarë, ku ai nuk shkojmë dot, sepse nuk ka mijëra euro që kërkon ai burri, nuk vjedh, nuk bën korrupsion, nuk ka dosje, nuk është punist, thjeshtë është Panajot Lena që kryen me profesionalizëm, devotshmëri e pikpërmëri gjithë detyrimet ndaj shtetit, thjeshtë ka edukuar e edukon, mëson e përgatit me mijëra mësues.
Pronar Henri sinqerisht edhe mua mu sos durimi ndaj cinizmit, kritikave të tepruara dhe kërkesave të çdo natyre për ca studentë e para më shume nga arsimi jopublik, apo nisur nga rezultatet e regjistrimeve në këtë vit akademik ju ka trembur e verbëruar rendja e studentëve për t’u regjistruar në Universitetin Publik, të cilët nuk i ka impresionuar fare strategjia juaj për të njollosur arsimin publik, sepse imazhet nuk ndërtohet e rrëzohet me agresion ideologjik shpifës, por me vite pune, përvojë e suksesesh, me kontribute reale të pedagogëve në arsimin publik.
Henri mendoj se, ne, pedagogëve të ALP na ka humbur vullneti për të kënaqur ata që nuk na pëlqejnë ne dhe ALP, nuk mund të duam, ata që nuk më duan dhe t’u buzëqeshim atyre që s’u qesh buza kurrë nga shkëlqimi i ALP, apo aq me pak të urrejmë Arsimin e Lartë jo Publik, më beso nuk kam më dëshirë të humb as edhe një minutë të vetme me gënjeshtarët dhe manipulatorët aq me keq kur janë të arsimuar, kur janë pjesë e stafeve, apo nivelit akademik, por kam vendosur të mos bashkëjetoj më me shtirjet, hipokrizinë, pandershmërinë, frikën, pandershmërinë dhe sulmet tuaja, akuzat e pabaza, unë “punisti”, “i paafti”, “mediokri”, “i korruptuari” siç do të pëlqente ty, apo si ti quan gjithë stafin pedagogjik të ALP dhe përse duhet të reagojnë rektorët, MASH, dekanatet apo dhe pedagogët vet.
Turp, për mos të thënë idiotësi apo marri nga dashuria për paka para më shumë, për të regjistruar disa studentë më shumë në auditorët e universiteteve jo publik në këtë stinë jo të suksesshme të ALP jo publik.
Z. Henri nëse do mund të të sjell me dhjetëra diploma të dhëna nga Universitet Jopublike të Arsimit të Lartë e të Mesëm, dhe ndoshta edhe nga universiteti që ty nuk ta pret mendja çfarë mund të thuash???
Kam dhe një pyetje të fundi: President Henri, arsimi parashkollore, arsimi fillor, arsimi 9-vjeçar, ai parauniversitar a janë publik? A marrin para nga buxheti i shtetit? A janë punistë, të korruptuar, të paaftë? A janë më keq apo me mire se Arsimi jo publik në këto nivele? A janë treg punë apo edukim i mirëfilltë? A duhet të filloj aty tregu dhe edukimi?
Thjeshtë z.Henri nuk them se në Arsimin Publik nuk ka probleme, nuk ka defekte, nuk ka korrupsion, nuk ka pedagogë dhe të paaftë, apo militante, nuk ka tekste e programe apo kurrikula me nivel të dobët në disa raste, por armata arsimuese në sistemin arsimor në Republikën e Shqipërisë është avangarde e cilësisë në edukim e mësim si dhe kërkimin shkencor. Madje i nderuar nëse tek Ty titujt e gradat mbrohen në afate ishallah dhe me cilësi, personalisht kam qenë viktimë e tamove e dervishëve e kompani që më penguan dy vjet fitimin e titullit profesor, por kurrë sesi sjellja e disa persona të personifikojë gjithë personalitetin pozitiv që ka Arsimi i Lartë në Shqipëri.
Në fakt ka shumë gjëra për të të thënë, u ndala vetëm në këto gjëra sepse ashtu si kolegët e departamentit tim janë me dhjetëra mijëra pedagog të shkëlqyer që po edukojnë e mësojnë brezat e sotëm me nivel të lartë pedagogjik. Hajde shkëmbejmë eksperienca dhe do ta shikosh se kështu është, është një realitet i shkëlqyer ndryshe dhe jo ai që trumbeton ti, me syzet e interesave dhe urrejtje patologjike ndaj ALP.
Akuzat e tua dhe përse jo shumë të vërteta, na bëjnë më të fortë, na ndërgjegjësojnë për të punuar edhe më mirë, dhe realisht në auditorët tanë do të përgatiten mësues edhe shumë më të kualifikuar, edhe më shumë qytetar demokratik, ashtu si gjithë bashkëmoshatarët e tyre.
Pra, Henri a e kupton se sa pedagogë ke lënduar de akuzuar pa të drejtë, pa asnjë logjikë! Janë shumë, shumë më të mirë se unë ndoshta, dhe në respekt të atyre tu drejtova miqësisht duke të orientuar për të kërkuar ndryshimin me rrugë të tjera dinjitoze dhe institucionale.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*