Pesë padi kundër “Fiks Fare”. Është bërë palë në një luftë klanesh

Të paktën 5 pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës hedhin në gjyq emisionin Fiks Fare. Emrat e tyre janë bërë telendarë në këtë emision ku, në kamera të fshehtë, janë regjistruar dy puntorë (një roje dhe një mirëmbajtje) që garantojnë notën kundrejt pagesës, duke siguruar se janë sekserë të profesor filanit a fistekut në fakultete.

Në këtë emision, edhe pse emrat e pedagogëve që përflasin “sekserët” janë lënë të plotë, nuk është provuar në asnjë rast lidhja. Por ajo që është më e rëndësishmja në këtë mesele, është fakti se pedagogët e telendisur publikisht “rastësisht” janë kundërshtarë të klanit humbës në zgjedhjet e fundit në këtë universitet.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*