Pi Ari i Bashës gjen armikun! I duhet për të larguar vëmendjen nga “Basha ik”. SHËNIM

Duket se Pi Ari i Bashës ka gjetur “armikun”. Që demokratët të mos merren me të, kurtizanët e kryetarit, me ndihmën e mediave të Edi Ramës, po rreken ta shkëputin vëmendjen nga shitja që kryetari i bëri rezultatit dhe Partisë tek shitja që demokratët i bënë votës.

Tani LIVE në NEWS 24 keni Salianjin, deputetin e Republikës së Re në Korçë, që denoncon këtë fakt. Para tij ishte vetë kryetari Basha, në daljen e vetme në publik, që me stilin e tij, gjyshmë e tha. Pra Rama bleu votat e demokratëve dhe jo kryetari shiti demokratët. Kjo do të thotë se NUK është fajtor Basha, por jemi që të gjithë nga pak. Që të gjithë ne, xhambazët, që ulëm edhe kursin e euros, aq shumë u shitëm tek Edi Rama.

Le t’i qëndrojmë kësaj alibie. Pra Rama vodhi a bleu zgjedhjet.

1 – Në Çadër, Basha futi demokratët pikërisht se nuk mund të futej në zgjedhje që vidhen e blihen nga Rama.

2 – Nga Çadra Basha i nxorri demokratët pasi, sipas tij, bëri një marrëveshje ku mori garanci që zgjedhjet as do vidhen as do blihen.

3 – Për të garantuar ndershmërinë e këtyre zgjedhjeve Basha vendosi në qeverinë e Edi Ramës një zëvendëskryeministre dhe disa ministra, më i rëndësishmi dhe garanti ishte ai i Brendëshmi

4 – Gjatë fushatës , gjatë zgjedheve dhe numërimit të votave Basha vetë nuk denoncoi absolutisht asnjë parregullsi. Zyrtarisht, asnjë zyrtar a funksionar i PD – së nuk ka raportuar a denoncuar asnjë parregullsi.

Ishte pjesë e marrëveshjes së 17 – 18 majit pranimi pa diskutim i rezultatit? Bukur! Po nëse marrëveshjen e paska prishur që në embrion Rama, duke vjedhur e blerë vota, cilës marrëveshje i qëndron Basha? Edhe OSBE, që gjatë “çadrës” u prononcua fuqishëm pro Edi Ramës, pas 25 qershorit denoncoi këto që po themi, ndërsa kryetari i demokratëve dhe partia që ai vazhdon të drejtojë ..JO? I zoti e jep – tellalli s’e shet.

Për Edi Ramën nuk është ndonjë problem i madh ta akuzosh tani pas rezultatit. Punë e madhe se dalin këta të Pi Arit të Bashës dhe thonë ndonjë llaf televizorëve! E gjitha bëhet për të lëvizur busullën e opinionit të Partisë, që sot është i gjithi i përqëndruar në debatin “Basha ik”. Po u hap loja në tezat “i vodhi votat Rama”, “na duhet uniteti”, “kush flet! kta që vodhën 8 vjet me Saliun”, “ku të gjejmë një më të mirë se Luli”, bie energjia dhe ikën vëmendja. Opinioni demokrat manipulohet me këto “teza”dhe “Basha ik”  bëhet më e menaxhueshme.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*