Pi Ari i ngatërron Bashës në Burrel fjalimin.

Në Burrel, gjatë fjalimit të tij si kandidat pë kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u tha demokratëve tekstualisht:

 

“Qeveria që e trajton si plaçkë Shqipërinë, bëri gjithçka që kishte në dorë për të penguar këtë projekt përmes shit-blerjes së votës me paratë e drogës dhe të krimit, përmes angazhimit të bandave. Maxhoranca e dalë nga këto zgjedhje është një maxhorancë fiktive sepse nuk reflekton vullnetin e qytetarëve, por reflekton shtrembërimin e këtij vullneti përmes shit-blerjes së votës që tashmë është provuar katërcipërisht si varrmihësja e demokracisë tonë të brishtë”

 

Të hutuar nga kjo ligjëratë, shumë pjesmarrës besuan se dikush nga Pi Ari i kryetarit ka ngatërruar fjalimin e kryetarit që kandidon për PD -në me Bashën që kandidon kundër Ramës. Edhe demokratët matjanë, si të gjithë, prisnin platformën e kandidatit se si të riorganizohet partia, si të ri grihen strukturat, si të riparohet kjo çarje e më pas si të organizohet opozita këto 4 vjet. Se këto të tjerat, të dëgjuara i kishin ata…

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*