Platforma e Shpëtim Idrizit si gjethe fiku. EDITORIAL

….dhe ja tek vjen Shpëtimi! Pasi i vendos qershinë tortës Ilir Meta me qëndrimet për krizën politike, vjen i vendos një kokërr të dytë edhe kreu u PDIU. Ashtu si edhe Meta, Idrizi sugjeron …dialog!

Por ndryshe nga Ilir Meta, Shpëtimi nuk i ka kartat në rregull për t’u ofruar si shpëtim. E para dhe kryesorja, ai me PDIU hyri në parlament si aleat i PD- së dhe shumë shpejt kaloi ylberin e u bë me pushtetin. Çamët që janë në atë parti tradicionalisht kanë votuar djathtas dhe sot gjenden të zënë në këtë kurth pragmatizmi numrash. Për rrjedhim, e dyta arsye se përse PDIU nuk është shpëtimi, mbetet fakti se  vlera e saj reale janë vetëm ata numra që ka në kuvend, të cilët Rama i përdor për të kullandrisur peshoren e pushtetit.

Nga kjo situatë PDIU çdo ditë e më tepër është thelluar në udhën e pragmatizmit, vendeve të punës dhe llogarive elektorale, duke u larguar vite dritë nga çështja çame, që e nisi si Rama rilindjen. Mungesa e kauzës dhe ideologjisë është arsyeja e tretë se përse Idrizi nuk ka pikën e peshës dhe autoritetit në një rol të mundshëm si mediatori për një dialog mes PD dhe PS.

Pa vazhduar me argumenta të tjerë, le të shohim se çne na doli me platformë dje kreu i PDIU?

Asgjë më shumë se një shfaqje propagandistike, për t’i thënë kujtdo prej elektoratiti nga merr vota se “unë jam një gjë ,e më peshon fjala”. Mirëpo 4 vite bashkëudhëtim kokëulur krah Ramës për një kockë pushteti janë peshë e rëndë. Vështirë të drejtohet kurrizi për një muaj e vështirë të harrojë elektorati! Sidomos çamët!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*