Plehrat? Harroji! Atë ditë në kuvend të futën diçka më tragjike. Instalohet diktatura

Tipike prej mashtruesi! Në ditën kur ndezi opinionin për çështjen e plehrave, politika shqiptare ia futi ndër shalë shqiptarëve  ligjin për survejimi  e çdo çasti të jetës së shqiptarëve.

Ja tek e keni në foto, pika e dytë e rendit të ditës.

Tashmë secili prej nesh, si në një Big Brothet gjigand, përgjohet dhe ndiqet me lejen e ligjit. Nuk do të qe problem nëse sistemi në Shqipëri do të qe demokraci e konsoliduar. Por në kushtet e një regjimi oligarkik të lidhur fort me kultivimin masiv të hashashit, ky sistem është i destinuar të përdoret ndaj kundërshtarëve politikë e për shantazh.

Mjeshtëria e rilindjes qëndron se këtë ligj e miratoi ditën e ligjit të plehrave, kur i gjithë opinioni, mediat e debati publik e qytetar qenë përqëndruar këtu.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*