Plehrat zbulojnë djallëzitë e Ramës. Tani de fakto Duçe i Shqipërisë. KOMENT

Ka fshehur aktin Edi Rama! Në shtator të vitit 2014, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “PËRCAKTIMIN E MASAVE TË NEVOJSHME PËR GRUMBULLIMIN DHE TRAJTIMIN E MBETJEVE BIO SI DHE KRITERET DHE AFATET PËR PAKËSIMIN E TYRE”. Deri këtu nuk duket se ka ndonjë të keqe a lidhje me ligjin e fundit të plehrave. Madje kur u miratua në atë kohë, dukej si një gjë pa lidhje, pasi bënte fjalë për rigorozitet në mbledhjen dhe asgjësimin e mbetjeve bio (pra ushqime dhe mbetjet e tyre) dhe “si rrjedhim i kësaj” Këshilli i Ministrave vendoste edhe për pushtetin vendor datën për ndarjen e mbeturinave. Nga fillimi i vitit 2017 bashkitë tashmë janë të detyruara të ndajnë veç qelqin, veç metalet, veç plastikën e veç mbetjet organike.

Sot, pas miratimit të ligjit për plehrat, a nuk është ky VKM një akt nënligjor i tij, i përgatitur fiks dy vjet para se ligji të miratohet? Po ku është ky akt nënligjor?

14508508_10154282127689724_356026734_n Kërko në faqen e këshillit të Ministrave dhe do të dalë pikërisht kjo që po ju sjellim në foto.

Tek vendimet e miratuara më 17 shtator, të vitit 2014, ti kërkon për ta gjetur atë që quhet  VKM “PËRCAKTIMIN E MASAVE TË NEVOJSHME PËR GRUMBULLIMIN DHE TRAJTIMIN E MBETJEVE BIO SI DHE KRITERET dhE AFATET PËR PAKËSIMIN E TYRE” ….por a e di ç’të del? Ja;

14483400_10154282127469724_1874913122_n

Njesë paçi o të kryeministrisë , që e keni hequr këtë akt nënligjor, të miratuar dy vjet para ligjit…por pse?

Çfarë nuk shkon në të për ta ditur publiku?

Apo thjesht ideja që kjo puna  plehrave nuk qe rrufe në qiell të hapur por një biznes i mirëfilltë , i nisur kohë më parë nga qeveria Berisha dhe i ndërprerë nga Rama thjesht për të ndërruar dorë? Ndoshta “ndërruar dorë” mund të mos jetë pronari, investitori, por këta të fundit të jenë futur kokë e këmbë në vathën e Ramës.

Loja që u luajt me plehrat në fakt është më e ndyrë se vetë plehrat. Rama nxorri në sheshbetejë me kuç e me maç. Ambjentalistë e politikanë, intelektualë e shoqëri civile u derdhën kundër ligjit për importin e “mbeturinave urbane”. U mblodhën edhe firma për të bërë një referendum kundër ligjit, por …. e zgjidhi “Shpëtimtari”, i cili premtoi se as sot e as kurrë nuk do të vinin nga jashtë plehrat. U ngopën të gjithë, ndërkohë që djallëzia e Ramës funksionoi. Ai anuloi referendumin pikërisht që Shqipëria të MOS e kishte një akt që e ndalonte këtë biznes, duke pritur që të forconte pushtetin personal e ta realizonte atëhere.

Sot duket se Edi Rama e ka gjithçka nën kontroll dhe askënd përpara që t’i zerë rrugën. Ligji për plehrat në fakt, më shumë se rrezikun për shëndetin tonë, na dëshmon realitetin e hidhur të instalimit de fakto të pushtetit të plotë personal dhe arbitrar të Edi Ramës.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*