Po bën shaka Ilir Meta apo si , me këtë “opozitën” e tij? Prej Koçi FOSIT

“Kuleçët i bën të shtrembër nusja” i rri kallëp si shprehje LSI -së. Sot kishte dalë Meta dhe me finte i binte ligjit për Arsimin e Lartë. Ky ligj është miratuar në sallën e Kuvendit të drejtuar pikërisht nga ky zotëri, por që tani na del se ka probleme dhe …ato i mbeten Edi, natyrisht. Domethënë Linditës, por meqë përgjegjësitë për qeverinë i ka mbajtur vet mbi supe kryeministri, atij i ngelet gjitësesi.

A e ka për fushatë Iliri këtë apo për këtë lojën çadrash? Mbase për të dyja. Prej javësh militantët e LSI postojnë kritika të ashpra e të hidhura për rilindjen e Ramës, duke krijuar idenë se Meta mezi ç’pret sahatin të ndahet nga Rama. Duke qenë protesta e pandërprerë e PD – së në shesh, presioni është rritur dhe “rastësisht” edhe kuotat e LSI – së. Deklarata të figurave të rëndësishme të kësaj force si dhe kjo e sotmja e kryetarit, forcojnë idenë në elektorat se këta po ndahen, se Iliri “nuk pjerdh për njeri”, se i ka punët në terezi, se është më i fortë se kurrë etj etj. Deri këtu, nuk është keq.

Por nëse përdoret për fushatë, kjo pastaj kthehet në qesharake. Kur doli nga qeveria Berisha, Meta dhe të tijët nuk e diskutuan asnjë herë shëndetësinë, pasi e patën drejtuar vetë. Simetrikisht nuk kanë sy  faqe të diskutojnë sot një reformë të votuar pa naze dhe të zbatuar prej një qeverie ku LSI ka një fetë goxha të majme.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*