Po luftën PS – Rilindje a e konsideron njeri? SHËNIM

PD – PS – LSI? Duket sikur beteja është mes tyre. Edhe media aty e ka “pushkën”. Rama – Kryemadhi – Basha….

…në fakt na ka shpëtuar një tjetër betejë. Shumë më e ashpër. Ajo brenda llojit. Ajo brenda partisë në pushtet. Edi Rama shumë herët ka deklaruar që nuk është socialist. Edhe pse qe kryetari i bashkisë, propozuar nga PS dhe zgjedhur me votat e socialistëve Rama teserën e mori vetëm pak para se të zgjidhej kryetar.

Rama ia doli të mbjellë farën e vet në parcelën pjellore socialiste. Emrin e mbajti, votat i ruajti, por ligjin e bën një grupim që, si vet Rama, nuk ka lidhje me socialistët. Emra? Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, Endri Fuga e të tjerë “rilindas” që kanë në dorë atë parti. Po ashtu edhe ish socialistë oportunistë të konvertuar në “rilindas” , të tipit Taulant Balla, Saimir Tahiri e të tjerë.

Kaloi pa u vënë bujë spostimi i Gramoz Ruçit nga numri 2 i PS. Duke qënë kryetar i Kuvendit duket sikur kjo puna e Sekretarit të Përgjithshëm të PS nuk është gjë. Por në thelb është kapje dhe shtrëngim më drastik i rradhëve rilindore rreth “lideri global” siç tallemi rëndom me këtë kryeministër megalloman e delirant.

Pra sot ka një tension, për të mos thënë betejë të madhe brenda PS. Aktivistët e dikurshëm sot përdoren thjesht si votues dhe sejmenë sa herë që shefat e rilindjes i thërrasin në apel. Këmisha e forcës që ka veshur sot politika nuk u le shumë mundësi, por brumi ka ardhur në pikën që duhet pjekur. Dhe situata e sotme nuk duhet parë me si pushtet opozitë, pa u konsideruar lufta e heshtur PS – Rilindje.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*