Po nënë e babë a kishin këta te Kryeministria sot?

U duk si shoqata e jetimëve. 18 -19 vjeçarë që protestonin sot para kryeministrisë. Meraku i parë ishte se….mos politizohet! Për këtë arsye një pjesë të madhe të energjisë e shpenzuan duke u ruajtur e përzënë këdo që u bashkua me ta.

Ndoshta për të njejtat arsye, maturantët që kanë mbetur pa shkollë të lartë a pa degën që meritojnë, nuk morën sot as mamin e babin,pale të tjerët!

Imagjino sikur secili të kish sjellë vetëm prindërit. As motër, as vella, as shokë, as kushëri. Vetëm nënë e babë dhe do të qe trefishi i pjesmarrjes dhe dhjetfishi i pjekurisë dhe fuqisë.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*