Po pordhë, sa ka Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm? Nga Armir SHKURTI

– Cila është gjella e preferuar dhe këngëtari që ju pëlqen më shumë? – Këto dy pyetje më duket se nuk i dëgjova mbrëmë në atë biçim komisioni që po merrte në shqyrtim kandidaturat për këtë sajesën kryeprokuror. “Ç’mendon ti për…”, “ç’do të bëje ti sikur…” deri edhe  “si je ndjerë….” ishin pa doganë.

Në fakt, që kur një presor i bën pyetje gjykatësit në një komision se “kur u vra Falkone në Itali” dhe ky nuk i hedh letrat surratit e të çohet e të dalë nga salla, proçesi është mëse i dhjerë. Po kaq karagjoz është proçesi kur kërkohet të zgjidhet provizorisht një Prokuror i Përgjithshëm. Por degjenerimi thellohet kur kandidatët dalin para një komisioni absurd parlamentar që bën pyetje nga showbizz. Për t’i vënë kapak, kandidatët iu përgjigjën pyetjeve!

Për ata që nuk ia patën ngenë të shpenzonin kohë me estradën në ekran mbrëmë, po ua rrëfej me dy fjalë. Kandidati për prokuror të përgjithshëm pa datë skadence dilte para ca deputetëve, rrëfente me dy fjalë CV e vet dhe pastaj deputetët e pyesnin me ç’tu vinte. Dhe, pa pikën e dinjitetit, asnjë prej kandidatëve nuk ua ktheu: “Kjo pyetje nuk ka lidhje me detyrën”. Shumica e kandidatëve përveç devotshmërisë që treguan duke iu përgjigjur thirrjes së Partisë për të marrë pjesë në show, nuk mund ta mbyllnin pa luajtur edhe rolin e Lej Fenit duke dëshmuar devocion e idealizëm, për të mirën e vendit dhe drejtësisë në vend.

Tani ç’hyn pordha? …Po ja, po t’ua kishin bërë edhe atë pyetjen: “Cila është gjella juaj e preferuar” nga përgjigjja “grosha” do kishim kuptuar shumë. Se ushtarët vdesin për të!

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*