Po të isha sot në vend të Bujar Nishanit… Nga Armir SHKURTI

Nëse sot do të isha President i Republikës unë personalisht do të zgjidhja moralin dhe dinjitetin para kushtetutës. Teksa në orën 18 po dëgjoja Bujar Nishanin që po rendiste bëmat e Fatmir Xhafës në kohën e diktaturës, kur nga goja e Presidentit të Republikës dëgjova se ky njeri edhe paska torturuar, atëhere besova fort se ai NUK do ta dekretojë.

Por kreu i shtetit përmendi Kushtetutën. Sipas tij ligji themeltar i shtetit e pengon atë të mos e dekretojë. Në çast mendova se Bujar Nishani do tregohet burrë e do thotë: “por në djall kushtetuta! Unë këtë nuk e firmos!”. Ose, më shumë akoma. Të tregohej burrë shteti e të thoshte: ” Morali, parimet dhe bindjet e mia nuk më lenë ta firmos, dhe për të mos shkelur ligjin, po jap dorëheqjen”…

Kishte edhe një rrugë tjetër. Ta firmoste e ta mbyllte gojën.

Po ç’kuptim ka që të dalësh e t’u thuash shqiptarëve që njeriu që ka emërua kryeministri ministër të brendshëm është me të kaluar të zezë, por meqë nuk le ligji të mos e firmos, atëhere po e firmos?! Të keqen e Ponc Pilatit!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

2 Comments

  1. Nishani nuk kishte rruge tjeter vec se ta firmoste sepse eshte e vertete ajo qe thote se Xhafa eshte deputet dhe nuk ka asnje menyre qe te thote jo. Turpi nuk eshte i Nishanit por i Rames qe e propozoj per minister, per deputet, per kryetar komisioni parlamentar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*