Politika pa karakter.. Nga Zef BUSHATI

Eshte krijuar nje bindje e pergjithshme tek ne në Shqiperi se politika nuk ka karakter,nuk ka moral. Kjo bindje mund te arrije deri ne konkluzionin se: ” Te kerkosh karakterin ne politike, eshte njesoj si te kerkosh siperfaqen katrore te nje rrethi ” Politika a mos ndoshta eshte vertete pa karakter ? Po nese eshte keshtu, atehere pa karakter jane te gjithe ata qe merren me politike ?

Me kujtohet nje Liber i cili fliste per Liderin Politik. Pervec pershkrimit, argumentimi ilustrohej i shoqeruar edhe me skica. Njera prej tyre ishte me rrathe, si ato rrathet qe krijon nje gure kur hidhet ne uje. Ne cdo hapsire midis dy rratheve shkruhej nje karakteristike e Liderit. Ne qender te rratheve shkruhej : ” Karakteri “. Pra autori, tek Lideri Politik, vlersonte maksimalisht ” karakterin ” duke e vendosur ne qender te rratheve. Ai me tej argumentonte rendesine e madhe dhe deçizive te forces se karakterit tek nje Lider Politik.

Ne librat biografik kushtuar figurave te rendesishme te politikes boterore, Liderët pershkruhen si njerez te zgjuar, me kulture te gjere, intelektuale te formuar, guximtare e me karakter te forte që nuk benin kompromis kunder interesave te popullit dhe vendit te tyre. Ndersa ndonje politikan qe tradhetonte interesat e popullit te tij pershkruhet me percmim si njeri pa karakter, i degjeneruar, i korruptuar, pa moral dhe i felliqur. Kjo kategori shume e vogel e politikaneve izolohej dhe asgjesohej nga politika per te mos u shndrruar si nje kercenim serioz per shoqerine.

Nepermjet librave u edukuam me vizionin e liderit politik, si njeri, mbi te gjitha me karakter. Shpesh, edhe ne shoqerine shqiptare, degjohej shprehja: “ai eshte burre me karakter”. Ky ishte vleresimi me i madh qe mund te behej per nje burre.
Po sot Shqiperi pa me thuaj si je ? Porsi ai burri pa karakter e i rrezuem perdhe. Politika pa karakter, politikane pa karakter. Formimi i kesaj kategorie politikanesh erdhi ngadale dhe pa u kuptuar. Rrenjet e kesaj kategorie ndodheshin ne historine e shoqerise shqiptare vite me pare, por lufta kunder saj per te mos lejuar qe te rritej ishte e zbehte dhe e dobet. Periudha e Zogut u karakterizua nga nje perplasje midis burrave me karakter dhe atyre pa karakter.

Periudha e stergjatur e Enverit “ushqeu” ne heshtje prishjen e karakterit. Lulzoi servilizmi e spiunllëku, intrigat dhe injoranca, lufta e te paafteve kunder te afteve. Shoqeria u terrorizua dhe frika hyri ne palcen e shqiptareve. Kjo situate preku rende shtresen intelektuale, te cilet ju pershtaten kohes duke bashkejetuar me te gjitha fenomenet, veset, dhe nje pjese e tyre u shendrruan ne njerez pa karakter, spiune, servile e bashkepunetore te pushtetit komunist. Kjo kategori u zgjodh nga Ramiz Alia per te realizuar skenarin e tij i cili u quajt: “Ndryshimi i bute i sistemit komunist ne sistemin demokratik ne Shqiperi”.

Nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Ata qe moren pushtetin nuk kishin as me te voglin vlersim per karakterin. Madje shprehja: ” burre me karakter ” filloi te dukej si arkaike, si jashte kohe, ….burri me karakter nuk vlersohej, burri i ndershem nuk i duhej lidereve te rinj politike. Shprehjes se vjeter ” burre i ndershem e me karakter ” filluan ti kundervihen : ” i rrofte ndershmeria e karakteri kur nuk eshte i zoti te beje ndonje lek “. Behej fjale per te “vjedh” ndonje lek. Keshtu lindi e u perfeksionua modeli i liderit politik i pas viteve 90. Politika pa moral e pa karakter, e korruptuar, e degjeneruar, e inkriminuar, e mbushur me injorante po i merr frymen qytetareve.

Besimi eshte tronditur dhe shpresa po zbehet nga kjo klase politike. Kerkohet ndryshim. Ndryshimi duhet te filloje tek kultura, edukata, morali, karakteri. Kjo eshte beteje e veshtire qe kerkon shume kohe. E keqja, aq kohe sa ka dashur te hyje, po aq kohe kerkon edhe te dale

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*