Prapë nxorri terroristët Rama? Ja pse i duhen. Nga Flamur TAJARI

Rrezik i madh terrorizmi në Shqipëri! Kjo po përsëritet frenetikisht nga propaganda e Ramës në gjitha mediat shqiptare. Pjesa më e madhe e tyre komandohen prej tij tashmë. Edha ato që s’ia ka vlejtur t’i kapë shkojnë qorraz pas berihajt dhe gëlltisin e dhjesin pastaj të njejtin lajm trularës që i intereson Edit.

Izraeli qe rasti ideal për ta shpërthyer edhe një herë alibinë e këtij sorosakut tonë se po iku ky vijnë ekstremistët islamikë. Ia tha këtë teori BE -së botërisht ca kohë më parë dhe e ngref e shkref sa herë i vjen rasti. Ju kujtohet Lazarati? Ky me Sajen i thanë botës mbarë se aty ishte …ISIS! Ka dy vjet që s’është dëgjuar më gjë për ata çunat!

Po a ka rrezik prej ISIS në Shqipëri dhe prej ekstremizmave? Natyrisht që po. Por jo se i ka nën kontroll sorosaku Edi e as Sajmenët e tij. Nëse ky kërcënim godet Francën, Gjermaninë, Belgjikën, Turqinë….ç’e ka një megalloman që shëtit me përurime rilindjesh urbane shesheve të qyteteve të varfra!?

KY ekstremizëm e fondamentaluzëm që propagandon Rama, Fevziu e sorosakët e tjerë është aleati më i mirë nē ditë të liga për Ramën. E nxjerr sa herë e gjen bythën ngushtë…..si tani që baba Soros rrezikon të futet në dhè nga presidenti i ri Donald Trump.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*