Problemi i Krizës Politike është Krimi dhe Korrupsioni i Kryeministrit Rama Jakup B. GJOÇA

Kriza politike në Shqipëri është pasojë e bashkëpunimit të Kryeministrit me Krimin dhe Korrupsioni i qeverisë së Rilindjes Socialiste. Si e tillë, Zgjidhja e Krizës Politike në Shqipëri është largimi i Kryeministrit Rama nga Qeveria dhe domosdoshmërisht, krijimi i një qeverie Teknike, e cila do të organizojë dhe mbikqyrë procesin zgjedhor. Nëse, edhe ndërkombëtarët e SHBA dhe Bashkimit Europian, ambasadorët e akredituar në Tiranë, kërkojnë zgjidhje të Krizës Politike në Shqipëri, me kryeministër Ramën, është e njëllojtë sikur ata të alibojnë edhe kriminalizimin e Parlamentit nga Kryetari i PS Edi Rama, edhe korrupsionin e qeverisë së Rilindjes me Kryeministër Edi Ramën.
Kur Bashkimi Europian thekson në 2016-n, që Korrupsioni është fenomen që nuk është luftuar, fajëson drejtpërdrejtë Korrupsionin e qeverisë aktuale të Kryeministrit Rama. Dhe, që të luftohet korrupsioni i qeverisë së kryeministrit Rama, nuk mund të pritet Reforma në Drejtësi. Ambasadori amerikan Donald Lu, në nëntor 2015 publikisht denoncoi që ministrat e korruptuar nuk e duan Reformën në Drejtësi.
Atëhere, me një qeveri të korruptuar, siç e pranon zyrtarisht edhe BE që është qeveria e Kryeministrit Rama, nuk mund të presësh zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare!
Vetë Bashkimi Europian, në funddhjetorin e 2016-s, problemin e kriminalizimit të Politikës Shqiptare dhe Korrupsionin në Shqipëri e përcaktoi si faktorë politikë që Shqipërisë i mohoi haqpjen e negociatave për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.
Natyrisht, kriminalizimi i Politikës në Shqipëri është pasojë e politikës që ndjek Kryeministri Edi Rama. Opozita, është e pamundur që, të jetë faktor politik i Kriminalizimit të Politikës.
Personat me rekorde kriminale, që u bënë deputetë në Parlamentin aktual shqiptar janë deputetë të Partisë Socialiste. Është kryetari i PS, Edi Rama, që i përzgjodhi këta persona me rekorde kriminale dhe i bëri deputetë. Kryetari i PS Edi Rama i përdori këta persona me rekorde kriminale në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 2013-s, për të fituar votën. Edi Rama u mbështet, së pari në financimin që këta persona me rekorde kriminale i bënë fushatës elektorale të Partisë Socialiste. Këto financime elektorale nuk u deklaruan kurrë nga PS, sepse burimet financiare ishin jo transparente. Askush, sado bizmenmen i ndershëm të jetë, nuk mund të financojë një parti politike, pa patur qëllim kryesor FITIMIN. Kryetari i PS Edi Rama i shpërbleu financuesit elektoralë të PS edhe duke i bërë deputetë, pavarësisht se ata kishin rekorde kriminale. Kryetari i PS Edi Rama ishte i ndërgjegjshëm se personat që e financuan elektoralisht në 2013 kishin rekorde kriminale, sepse, së pari, Edi Rama e dinte që ata kishin të ardhura financiare jo nga aktiviteti I bisnezit të ndershëm. Së dyti, edhe sikur të pranojmë që Kryetari I PS nuk kishte dijeni për rekordet kriminale të kandidatëve për deputetë që përzgjodhi në Listat e PS, prapë mban përgjegjësi Politike!
Së dyti, personat me rekorde kriminale, që u bënë deputetë përdorën në fushatën elektorale edhe ligjin “ E të Fortit” në electoral, për të ushtruar terror psikologjik mbi elektoratin. Këto fenomene u denoncuan në fushatën elektorale, por askush, as KQZ dhe as Prokuroria, as Policia e Shtetit nuk ushtruan detyrën ligjore për të parandaluar dhunën dhe terrorin psikologjik ndaj elektoratit.
Fenomeni i kriminalizimit të listave të kandidatëve u përsërit edhe në zgjedhjet vendore të 2015-s, aq sa ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu publikisht në mënyrë të përsëritur u bëri Apel kryetarëve të Partive ( duke fotografuar kryetarin e PS Edi Ramën), që të mos kandidonte për kryebashkiakë persona me rekorde kriminale. Ky Apel u injorua nga kryetari i PS. Atëhere, ambasadori Lu i bëri Apel elektoratit shqiptar që të mos votonte kandidatët për deputetë që kanë rekorde kriminale.
Mirëpo, ndaj elektoratit u ushtrua dhunë psikologjike dhe Bota e Krimit financoi fushatën elektorale të kandidatëve me rekorde kriminale.
OSBE në raportin e saj paszgjedhor të 2015-s raportoi se procesi zgjedhor në Shqipëri u finacua nga burime jo transparente, bëri fjalë për fenomenin e blerjes së Votës. Natyrisht, u fotografua se këto i bëri mazhoranca, sepse Opozita e denoncoi këtë fenomen të blerjes së votës.
Më vonë, 2 vjet pas zgjedhjeve vendore të 2015-s,, KQZ u detyrua t’i heqë mandatin kryebashkiakut socialist, pikërisht për rekorde kriminale, atij kryebashkiaku ku kryeministri Edi Rama e mbështeti në kundërshtim me Apelin e Ambasadorit amerikan për ta hequr nga kandidimi!!!
Atëhere, këto fakte ( si edhe dhjetëra të tjera) janë të mjaftueshme për t’i dhënë kryetarit të PS dhe Kryeministrit Edi Rama përgjegjësinë e plotë politike të Kriminalizimit të Parlamentit dhe Pushtetit Vendor!
Kryeministri Rama është përgjegjësi politik edhe i fenomenit të “Canabiziminit” të Shqipërisë. Dhjetëra tonë Canabis tregëtohen nga Shqipëria nëpër Europë, kamionë me tonelata ngarkesë dalin nga doganat shqiptare, dhe natyrisht, është qeveria e ​Rilindjes ajo që lejon haptazi këto tonelata Canabis të trafikohen nga Doganat, nga Deti, me avionët “mushkonjat” – siç i ka cilësuar vetë Edi Rama, sepse janë qeveritarët rilindas ata që bashkëpunojnë me trafikantët e Canabis. 1 ton Canabis i Kultivuar kërkon dhjetëra hektarë tokë, dhe Policia e Shtetit nuk pa, nuk dëgjoi, nuk zbuloi, nuk luftoi, apo kultivimi i dhjetëra hektarë Canabis u bë pikërisht nën përkujdesin e Policisë së Shtetit, sepse kështu është urdhëruar nga qeveria?
Nuk mund të pranohet as justifikim, as argumentim, që përgjegjës mund të jenë disa persona, qoftë edhe komisarë dhe kryekomisarë të Policisë së Shtetit, që lejuan kultivimin e dhjetëra hektarë Canabis. Asnjë person i vetëm, sado pozitë shtetërore të lartë të ketë, nuk mund të përkujdesë dot dhjetëra hektarë kultivim Canabis, pa mbështetjen e drejtpërdrejtë të Qeverisë, sikurse asnjë doganier, apo drejtor dogane nuk mund të lejojë asnjë ton Canabis të trafikohet nga Dogana, pa urdhër nga Qeveria!!!
Europa e ka cilësuar Shqipërinë, ku qeveris kryeministri Rama, si “Kolumbia e Canabis” e Europës!!!
Kjo përgjegjësi politike e kryeministrit Rama për kriminalizimin e Parlamentit dhe Pushtetit Vendor merr përmasa më frikësuese, për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017, duke menduar se me miliardat euro që kanë (për)fituar nga bashkëpunimi me Krimin, ata, që kanë edhe monopolin e Piramidës funskionale të Administratës Zgjedhore, e kanë më të lehtë se kurrë edhe blerjen e votës dhe manipulimin e rezultatit zgjedhor. Kryeministri Rama u përkujdes që Reforma e re Zgjedhore të mos lejonte numërimin elektronik të votave, sepse kjo do t’i hiqte monopolin e manipulimit të votave.
Kryeministri Rama u përkujdes që Reforma e re Zgjedhore të mos zhbënte Sistemin Zgjedhor me Listat e Mbyllura të Kandidatëve për Deputetë, sepse, nuk do kurrë që votuesit me votë të zgjedhin deputetin që duan, por do që ai, si kryetar i PS, të ketë monopolin edhe të përzgjedhjes të atyre personave që do bëhen deputetë!
Atëhere, negociatorët ndërkombëtarë, dhe Bashkimi Europian nuk mund të pranojnë zgjidhje të Krizës Politike me një qeveri, ku kryeministër është Edi Rama.
Dhe askush, as ndërkombëtarët në SHBA dhe Bashkimin Europian, as ambasadorët në Tiranë, por as shqiptarët nuk mund të presin zgjedhje parlamentare të lira dhe të ndershme me kryeministrin Rama, i cili është faktori i kriminalizimit të Politikës shqiptare dhe përgjegjësi politik dhe penal i Korrupsionit në Shqipëri!!!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*