Prof. Dr. Tritan Kalo: Plehrat bashkepunojne me plehrat

Ne politike dhe ne ekonomi, kendej nga nahite tona “plehrat” bashkepunojne me “plehrat” dhe detyrimisht vetem per biznesin e pehrave do te kujdesen. E kane harruar plotesisht se çfare na thonin per importimin e plehrave para 23 Qershorit 2013, per te mare 1.000.000 votat/shuplakat tona, te cilat tashme i jane kthyer fytyres se vete popullit votues. Ato, plehrat e “Rilindura”, tash e prapa nen perkujdesin e mazhorances aktuale PS + LSI, do te jene te “mirekontrolluara, te mirepaketuara dhe aspak te rrezikshme”, sikunder do te ishin ato per popullin Shqiptar, nese importimi i tyre do te ishte aprovuar nen qeverisjen PD + LSI…..Xhepat dhe llogarite bankare te mbushura nder te tjera edhe me parate e “plehra-perpunuesve” dhe te “plehra-larguesve”, te bejne shpesh te ndryshosh mendimet dhe qendrimet, pavaresisht kostos politike qe ti paguan, dhe demeve afatgjata qe ti i sjedh vendit tend…Por, “prisni, prisni se nuk keni pare gje akoma”

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*