Programi i Ramës për Bujqësinë – letër bakalli. Deklaratë e PAA.

Në një deklaratë për shtyp Partia Agrare Ambientaliste e quan  tallje programin e Ramës për Bujqësinë. Në gati një faqe A4 kreministri ka përmbledhur, pa shifra e projekte konkrete, gjithçka duhet të ndodhë në një nga sektorët më të rëndëishëm të vendit, Bujqësinë. Ja deklarata e plotë e PAA.

 

DEKLARATE PER SHTYP

Ne programin e Qeveris Rama 2 nuk ka asgje konkrete dhe premtuese per sektorin e Bujqesise per 4 vitet e ardhshme.Kjo Qeveri megallomane dhe e papergjegjeshme nepermjet ketij programi qeverises tregon se eshte e paafte te hartoje dhe te zbatoj politika zhvillimore ne sektorin e bujqesise. Ai qe Rama e quajti “program” na tregon se edhe ne te ardhmen bujqesia do jete anemike,me zhvillim spontan dhe e pa mbeshtetur ne menyra adekuate nga buxheti i shtetit.
Qeveria Rama 2, me nota populliste e mashtrime te sheqerosura,ne vend qe te subvecionoje prodhimin direkt fermerit, qe ti jape mundesine atij te dale ne treg, i  premton atij per ironi e tallje se do investoje  para per rregullimin estetik te qendres se fshatit!! Dhe kete gje do ta bej nen siglen ideologjike te rilindjes rurale qe ne shqip perkthehet ne fasada.
Konsumatorit shqiptar, i cili perdite po helmohet e po vdes nga produktet me element kanceroz ,Qeveria nuk i jep asnje garanci se ne te ardhmen do te certifikoje e kondrolloj cdo produkt te tregut.
Per ujitjen dhe kullimin ky program mjaftohet me shprehjen demagogjike “uje ne cdo parcele”dhe as merr mundimin te permentd konretishte objektiva dhe kosto financiare.
Fermeri shqiptar edhe nje here do te mbetet i zhgenjyer nga mosmbajtja e premtimeve elektorale me te cilat kjo Qeveri mbeti ne pushtet. Sot ajo prezantoi nje program me te dobet dhe me pak profesional se 4 vite te shkuara duke mos vleresuar peshen e madhe qe ka bujqesia ne GDP e ketij vendi e sidomos ne gjithe zhvillimin ekonomik e social te vendit.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*