PS-LSI drejt çarjes totale të kualicionit. LSI akuza të forta në parlament

Gjatë seancës së sotme parlamentare kryetari i grupit parlamentar Luan Rama ka akuzuar drejtpërdrejt policinë e shtetit në lidhje me asgjesimin e 101 ton hashash. Sipas Luan Ramës, deri tani janë identifikuar të paktën 13 raste të asgjësimit të lëndëve narkotike, ku nuk është mbajtur asnjë procesverbal, ku nuk ka qenë prezent prokurori dhe përfaqësuesit e gjykatës.  Rama ka thënë se edhe 101 tonët që u sekuestruan në operacionin shumë të mirë që bëri policia në Lazarat, janë asgjësuar pa procesverbal. Ai është shprehur gjithashtu se kemi të bëjmë me shkelje të ligjit, kemi të bëjmë me mosveprim të organit të prokurorisë përballë këtij realiteti.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*