PSE ANETARET E PD, VOTUAN BASHEN. Nga Dritan KABA

Ne fillimet e saj PD, per te ndalur revanshin e supozuar te te burgosurve politike, te internuarve, familjareve te tyre, dmth te gjithe atyre shtresave qe kishin vuajtur nen diktaturen 50 vjecare komuniste, ndaj atyre qe e kishin ushtruar me zell kete masaker shoqerore dhe klasore, sollen ne artikulimin politik nje shprehje e cila do behej shume e perdorshme ne ato kohe ndryshimesh:
“Bashkevuajtes dhe bashkefajtore”
Ky ka qene nje nder postulatet politike qe sic duket i qendroi kohes.
Demokratet pasi pesuan humbjen me te madhe ne historine 27 vjecare te pluralizmit, e pane veten e tyre serish ne opozite, pas 4 viteve pararendese.
Kesaj rradhe me te dobet dhe me fuqi elektorale ne renie te lire, me gati 200 mije vota me pak.
Keshtu gjendur para kesaj situate elektorale, ata qe votuan u menduan gjate per voten e tyre per kryetarin qe do i drejtoje.
Ne subkoshiencen e tyre iu trokiti shprehja e famshme e fillim pluralizmit shqiptar
” bashkevuajtes dhe bashkefajtore”
Nese ata do votonin kunder Bashes do e lehtesonin kete te fundit nga qenia ne opozite. Keshtu ai do ishte me i lire per te udhetuar edhe me gjate drejte Hollandes, jo si keto kater vitet e shkuara vetem te premte e rikthehej te marte. Bashes do i krijonin mundesine me moszgjedhjen, te ikte me date nje te muajit e te kthehej ne date dy te muajit pasardhes. Keshtu ai do ishte edhe me i lire per jeten e tij private dhe mund te flinte edhe me gjate se deri tani.
Basha do i kishte te gjitha mundesite te vinte ne Shqiperi edhe njehere ne 6 muaj, sa per te cekuar karten e deputetit qe te mos humbte mandatin.
Ndaj ata menduan e votuan qarte ne masen 91% qe te mbajne Bashen ne opozite dhe Shqiperi, qe te “vuaje” edhe ai opoziten e kater viteve qe do pasojne.
Me qe zgjedhjet i humben bashke, dhe per kete jane bashkefajtore, atehere ta zgjedhim kryetar qe te jete edhe ai bashkevuajtes, arriten ne perfundim anetaret e PD.
Ky eshte nje votim i shtyre nga nje sentence politike, pikerisht se edhe zgjedhja e kryetarit eshte po politike.
Disa, dmth 9%, votuan kunder, duhet te kene pasur idene qe Basha edhe keshtu do jete serish ne pushtet, si pasoje e marrveshjes se 17-18 majit.
Do shohim kush ka pasur te drejte, nentedhjeteenjeshi apo nenta.
Te presim dhe te shpresojme!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*