Pse erdhi me ” nxitim ” ne Shqiperi Shkelqesia e saj znj. Mogherini ? Nga Zef BUSHATI

Pergjigjen e kesaj pyetje e beri publike, nje dite para vizites se Ministres se Puneve te Jashtme te BE Federica Mogherinit ne Tirane, Presidenti Francez z. Macron gjate fjales se tij ne Parlamentin europian, ku nder te tjera u shpreh se BE deshiron qe shtetet e Ballkanit Perendimor te mos i bashkohen Rusise, por nga ana tjeter ky fakt nuk duhet të beje BE-në qe antaret e saj te jene me dy standarte. Prandaj Macron kerkon nga vendet e Ballkanit Perendimor te punojne per plotesimin e kushteve dhe rritjen e niveleve te standarteve, per ti perafruar me standartet e shteteve antare te BE. I ketij mendimi eshte edhe Gjermania, Hollanda, Greqia, etj. Edhe Sekretari per Mbrojtjen James Mattis, i Shtetit Amerikan, ne takimin me Ministren e Mbrojtjen Xhaçka, tha se Shqiperia nuk duhet te kenaqet vetem nga pozicioni i saj gjeografik, por i duhet te punoje per rritjen e standarteve. Natyrisht Federica Mogherini e di mire qe Shqiperia eshte ende shume larg plotesimit te kerkesave dhe rritjes se standarteve, por nga ” frika ” se mos politika shqiptare po e çon vendit drejt dyerve te Rusise, ” nxitoi ” tu hedhe nje ” kocke ” me emrin “rekomandim”. Dy krahet e politikes u perpoqen per ta rrembyer per a perdorur ” kocken rekomandim ” ne favorin e tyre. Çfare kuptohet me fjalen rekomandim ? Që komisioneri per zgjerimin Johannes Hahn i rekomandon BE-së qe Shqiperise ti hapen negociatat per tu antaresuar me te drejta te plota si shtet antar i Bashkimit Europian. Por nese edhe nje shtet nuk eshte dakort ky rekomandim bie poshte dhe negociatat nuk hapen. Politika shqiptare, me rastin e antarsimit te Shqiperise ne NATO, pa se si mund te behesh antar edhe pa i plotesuar standartet, por vetem duke u favorizuar nga pozicioni gjeografik. Kesaj here veshtire se politikes PS e PD mund ti buzeqeshe fati per tu antarsuar ne BE pa i plotesuar kushtet dhe standartet. Asnje shantazh me temen ” afrim me Rusine” nuk i pin uje Rames dhe Bashes. Kesaj here SHBA dhe BE jane me te bashkuar se asnjehere ne luften kunder peshkaqeneve te medhenj te korrupsionit ne rradhet e politikaneve, ministrave, deputeteve, prokuroreve, gjygjtareve dhe zyrtareve shqiptare. Mashtruesve dhe mashtrimeve po u vjen fundi. Peshkaqeneve te korrupsionit, droges, prostitucionit, pastrimit te parave, kontrabandes se armeve, duhet ti vije fundi. Ky eshte kushti kryesor i SHBA & BE. Pa realizimin e kushteve dhe rritjes se standarteve Shqiperia veshtire se do jete antare e BE deri ne vitin 2038.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*