Pse festuam sonte ne, betimin e Trump.. Nga Armir SHKURTI

Betimin e presidentit Trump, ne, një grup mbështetësish të hershëm të tij në Shqipëri e festuam me entuziazëm dhe kënaqësi të paparë. Pak ishim në verë që besonim se miliarderi ekcentik mund të bëhej udhëheqësi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më saktë , më shumë se e besonim, e dëshironim, si të fundit shpresë për të shpëtuar Shqipëria.

Nuk jemi naivët e vitit 1991 që besonim se Amerika do të zbriste plot mëshirë dhe bujari , do të ushqente të varfërit, do të na bënte milionerë të gjithëve e do bënim pallë pa e vrarë mendjen. Përkundrazi! Përvoja na mësoi se çdo berr varet prej këmbëve të veta dhe në diplomaci nuk ka miq e vëllezër por aleatë.

Ne kemi mbi 3 vjet që kemi denoncuar botërisht qeverisjen e vendit nga satrapët e spekulantit George Soros. Në fillim kukullat e tij këtu u kujdesën masivisht që ta mbulojnë këtë tezë me tallje, ironi, sulme personale për ta nxjerrë absurde deri të çmendur këtë ide. Kur ajo i tejkaloi përmasat e facebookut por filloi të kthehet në shqetësim mbarëshqiptar, e njejta ushtri propagande nisi betejën tjetër; Sorosi ekziston , por është i mirë.

U desh që emrin e tij ta artikulojë kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si armik të sigurisë kombëtare të vendit të tij që ai të na mbijë fuqishëm nga hiçi nëpër ekrane e tryeza politike shqiptare.

Prej disa javësh ka nisur masivisht braktisja masive e anijes Soros në Shqipëri. Po i bien hasha plot nga njerëzit e tij, të tjerë po e denoncojnë, po largohen, po heshtin, siç janë traditat e njohura ndër shekuj kur i forti rrëzohet.

Pra festa jonë sonte nuk është një gazmend foshnjor për fitoren e dikujt me të cilin ishim tifozë. Është shpresa se koka e së keqes së Shqipërisë sot ka rënë në usta.

DHE NGA SOT E TUTJE DO HAMË ME LUGË FLORIRI?

As nuk e çoj ndërmend unë! “Selanik e tatëpjetë/ siç ka qenë do të jetë” – thotë një varg i dikurshëm. Po ata 5-6 kokrra që sillen vërdallë në krye të politikës shqiptare po vrapojnë sot, si në lojën e karrigeve, të zenë vendet , në kushtet e reja. Dhe padyshim po këta do të jenë në lojë edhe pas ardhjes së Trump edhe pas ikjes së Soros. Këta janë mjeshtra të përshtatjes, të depërtimit, të intrigave dhe prapaskenave dhe fuqi të mëdha botërore është provuar se me faktorët e mëdhenj politikë punojnë. Mjafton që ata të mos hedhin vickla – gjë që në Shqipëri vështirë se u shkon ndërmend politikanëve. Për një foto me një “të madh” përtej Atlantikut shesin shpirtin.

Pra, nëse nuk e ka një plan të posaçëm presidenti i ri i SHBA, këta surretër i kemi prapë, por me look të ri, duke hedhur këmbët sipas avazit të ri. Ky realitet është edhe “antidoda” e entuziazmit tonë. Sonte thjesht festuam fillimin e fundit të një të keqeje për Shqipërinë, por nesër na duhet të gdhihemi me këmbë në tokë për të shkulur këta kllounët e përjetshëm që vrapojnë t’i manrin nga dora rolin shoshoqit , sa herë ndryshon ndonjë gjë në arenën e madhe botërore

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Pak besim kam se do ndryshoje gje, se sic edhe shkruan, keta tanet e kane mjeshteri pershtatjen!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*