Pse fshihet “Lista Basha” në debatin për dorëheqjen? SHËNIM

Po mbyllet java e debatit të dorëheqjes së Bashës. “Hajdutë”, “karrigethyer”, “pordhacë” – siç kurtizanët e Bashës i quajnë – janë rreshtuar në listat që kèrkojnë largimin e tij për shkak të shitjes së Partisë Demokratike. Plot të tjerë, demokratë të ndershëm e pa ofiqe, kërkojnë të njejtën gjë ku të munden. Më së shumti në rrjetet sociale, aty ku e kemi një shans të gjithë……

….Përballë duhej të qe “Lista Basha”, apo jo? Ai i përzgjodhi personalisht dhe demonstrativisht deputetët e tij, të cilët edhe debatonin me demokratët, duke u thënë: “Jo PD! Lista Basha!”

Sot ky grupim, teorikisht elita e partisë, duhej të rreshtohej krah kryetarit. Nëmos fizikisht, të paktën me daljet publike në media, shkrime në gazeta e portale.

Por ky grupim s’ka asnjë shans ta bëjë sepse:

1 – Në shumicë dërrmuese është e katapultuar në atë listë, duke kapèrxyer emra e kontribute të padiskutueshëm të asaj partie.

2 – Në shumicë dërrmuese s’kanë as influencën, as njohjen dhe as reputacionin minimal për t’u përfshirë në një debat të tillë

3 – Dhe më kryesorja: Në shumicë dërrmuese Lista Basha ka pak ose aspak lidhje me Partinë Demokratike!

Pra nëse sot ky rrethi i besuar i kryetarit hesht, më shumë e bën për të mos diskredituar “liderin” dhe vetveten. Dhe po ashtu, me zgjuarsi, ka zgjedhur të mos futet në një betejë që është e humbur qysh në start.

Por nga tjetër, për arsyet e mësipërme, kjo listë u kthye shumë shpejt në akuzë për dështimin e Bashës. Fakti që ata janë strukur dhe nuk gjenden askund, i nxorri kallajin zgjedhjes së kryetarit….

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*