Pse i duhet shtypur koka kastës Soros në Shqipëri, në kuptimin e parë të fjalës. SHËNIM

Përfoja e komunizmit del e mjafton. Na vrau, na burgosi, na internoi dhe kur ra, e lamë me besimin se ngordhi. Në fakt nuk ndodhi kështu. I lamë të qetë dhe ata rilindën. U mëkëmbën ekonomikisht, shtrënguan rradhët politikisht dhe u rikthyen më të egër se prindërit në pushtet.

Në këtë aventurë të bllokmenëve të rilindur Xhorxh Soros është edhe sponsor edhe udhëheqës. Ai i mbajti me bukë veglat e regjimit të vjetër dhe i riformatoi për këtë ditë. Ia dolën njerëzit e tij të gjarpërojnë kudo ku duhej, derisa morën pushtetin dhe po përfundojnë konsolidimin e tij.

Ndryshe nga komunistët, që dilnin me flamur e gjoksin para, sorosakët kanë punuar në errësirë të plotë, nën rrogoz, pa u ndjerë e pa u dukur gjëkundi.

Sot u ka rënë dielli në skutën ku po gjallonin në Shqipëri. Ca po përpiqen të gjejnë vrima të tjera. Ata që s’e kanë këtë mundësi, kanë nisur kundësulmin. Po na hiqen krenarë që janë të Sorosit, që Soros është i mirë që këta janë të mirë….

Po i lamë, siç lamë komunistët këta 25 vite, këta do të rilindin e rilindin pambarim dhe do t’i kemi o në krye përjetësisht ose duke luftuar përjetësisht për të kapur sistemin.

Nuk ka mëshirë! Si etërit komunistë dikur këta kapën sistemin dhe e korruptuan atë përmes ndihmës dhe kujdesit të një spekulanti famëkeq ndërkombëtar. Këta duhen shtypur një herë e mirë. Se me ç’formë duhen shtypur….vështirë ta them sot, por besoj se ka plot forma demokratike…shtypjeje, për vemje të tilla!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Konstatim shume i sakte! rilinden kermat e komunizmit ne nje forme te tjeter por nga e njejta gjeneze

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*