Pse i zhduku parkingjet nën sheshin Skënderbej Lali dhe s’flet njeri?

Të premten qendra e Tiranës u bë det. Një Lanë e dytë derdhej nga qendra drejt rrugës së Kavajës.

Çfarë po  ndodh me sheshin?

Kryetari aktual i bashkisë njoftoi se nën sheshin Skënderbej do të ndërtohen parkingje. Po të shkosh e të shohësh sot, në ish sheshin Skënderbej, makineri të rënda e rrula ngjeshin dheun duke bërë një kodër më vete. Si do të bëhet parkimi?

As në tabelat që rrethojnë sheshin dhe tregojnë se si do të bëhet mot, nuk ka asnjë shënim a projekt për parking nën tokë. Ç’ndodhi me të? Pse e hoqën nga projekti, ndërkohë që trafiku në Tiranë sa vjen e rëndohet?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*