Pse nuk kemi lajme nga djali që shkoi në Amerikë? Koli i qahet Koçit

Koçi – Ç’ke mo? Je nxirë e s’flet?

Koli – Ç’të them? Më ka humbur djali. Ka ikur që të martën në Amerikë e nuk kemi asnjë haber prej tij.

Koçi – Ua!! ….po ça do në Amerikë ai mo?

Koli – Po do vete të takoj ca njerëz të rëndësishëm tha mavria, po a s’ia ka pjerdhur njeri a si është puna, nuk di gjë vëllai, dhe jam bërë të më vrasësh s’më del gjak

Koçi – Nuk ke faj mo, nuk ke. E martë, e mërkurë, e enjte, e premte…i thonë katër ditë. Po mos e vrit mendjen. Haberi i keq vjen në çast. Nuk i ka ndodhur gjë, të siguroj unë. Po do jetë hutuar aty e ata të rëndësishmit s’i ka takuar e i vjen zor të të thotë. Mos u mërzit se zëre se ka ardhur…

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*