Pse po gafurret nëpër ekrane këto kohë Edi Rama. Nga Armir SHKURTI

Mbrëmë tek Eni Vasili Edi Rama nuk tha asgjë. Përpiqej redaksia të nxirrte me titra ndonjë lajm, por asgjë nuk kaloi nivelin e batutës. Madje batuta bajate e banale të konsumuara ferrave të monopatit nga kaloi ky individ për të mbërritur këtu. Pra në gati dy orë që foli nuk tha asgjë…

..Por ia doli të bëjë shfaqjen e cila është qëllimi i vërtetë i daljeve të tij në publik. Në këtë situatë me zhvillime të shpejta e intensive njerëzit kanë filluar flasin. Ky është armiku i Ramës: FJALA! Po qe se shqiptarët flasin, domethënë mendojnë. Po qe se mendojnë, herët a vonë kuptojnë se ç’kanë bërë me zgjedhjen e tyre. Pra performancat e fundit si qëllim të parë këtë kanë: MAGNETIZIMIN E OPINIONIT. Intervista të tilla kanë saktësisht këtë qëllim. Krijimin e një fushe manjetike që, siç bën me ashklat e hekurit, të orientojë dhe rreshtojë opinionin. “Plehrat”, “kanabisi”, “vettingu”, “LSI”, “çadra”…për të gjitha këto çështje Rama nuk mungoi të komentojë. Me logjikë, me mistikë a pa asnjë syresh, ç’rëndësi ka? Për të gjitha lëshoi fushën e vet për të orientuar opinionin e gjerë e mobilizuar ushtrinë e lapsaxhinjve që vazhdojnë e ripërtypin atë që vjell ai, në javët në vijim.

Pak ditë më parë kryeministri doli në Top Story dhe nuk prodhoi gjë veç prepotencës. U duk për ca i pakuptimtë sulmi ndaj drejtuesit dhe egërsia deri në kufijtë e poshtërimit. Mbrëmë po ashtu u mundua dhimbshëm të tregojë muskujt, por përballë një zonje elegante, të mençur, të qetë e racionale, lundroi në kufijtë e qesharakes.

Sidoqoftë qëllimi s’është tjetër veç ky. Trajektorja e këtij individi në karierën politike na mëson se kredoja e tij është imazhi i të fortit. Është kujdesur mjaft ai dhe njerëzit përrreth t’ia krijojnë këtë fasadën e Ivanit të Tmerrshëm. Jo rastësisht sa erdhi në pushtet e bëri “burgun” kryefjalë. Projekti i tij mediokër nuk mund të vihet në jetë pa një atmosferë frike e terrori. As zgjedhjet nuk fitohen po qe se shqiptarët nuk e kanë më frikë.

DEMAGOGJI DHE ARROGANCË

Këto duhet të presim në periudhën në vijim nga kryeministri, sa më shumë t’i afrohemi zgjedhjeve.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*