Pse po zihen ushtarët e Metësh dhe Ramës në facebook këto ditë?

Ka plasur keq PS – LSI, a ka shqiptar që nuk e vë re? Sa herë që acarohet puna janë ca kokrra në të dyja anët që lëshojnë mut mbi njëri – tjetrin. Po i pe këta që kanë hyrë në lojë, dije se Iliri dhe Edi po i çojnë mesazh spektatorëve se po sherrosen. Me gjithë mend apo për lojë? Kjo nuk është gjithnjë e qartë. Ia kanë marrë dorën qerratallarët për të prodhuar mite sherresh, intrigash, çarjesh e përçarjesh edhe kur janë mjalt e sheqer me njëri – tjetrin.

Nejse, këtë herë duket se është serioze puna. Edhe ata që po gafurren nëpër facebook e kanë farmakosur gjuhën. Sepse ditët po shkurtohen dhe votimi po afron. Si do t’ia bëjmë? Përveç çamëve të Idrizit, Edi Rama ka bërë gati një tjetër kalë Troje; PSD -në.

Po po! Partinë e Gjinushit, por me kalorës të rinj. Janë emrat diabolikë politikano – miliarderësh famëkeq të rilindjes, të shumëpërfolur në këta vite për intriga e komplote pafund, që shumë shpejt do t’i shihni si “socialdemokratë”. Me “çamët” dhe “socialdemokratët” po bëhet gati të mundë LSI – në, ta fundosë, pavarësisht se ç’përbindësh mund të dalë nga kjo aleancë e re në formë, por e lashtë në njerëz dhe intrigë.

Iliri po vazhdon babaxhan. Doli parmbrëmë Manjani, marathonomaku i Metës, ai që rend i pari pa u lodhur për ta çuar mesazhin ku të jetë. Edhe sot Manjani i kërkoi…Klosit, ministrit të së njejtës qeveri, që grave që nxorri nga burgu t’u gjejë punë. Për Metën , të mësuar të ecë mbi thëngjinj të ndezur që kur u nda nga PS, kjo situatë nuk është e re. Edhe më herët ai nuk ka patur mur ku të mbështesë shpatullat pasi që të gjithë e duan të pjekur. Por edhe më herët ia ka dalë e ka dalë më i fortë.

Kthehemi tek loja luftash e kokrrave në facebook, këta që hedhin statuse revolucionare kur u thotë partia. Përvoja na tregon se zakonisht luftën e ndezin për të arritur paqen. Bëjnë ca ditë shamata ushtarët që gjeneralët pastaj të ulen për ngjala e të mbyllin ujditë. Kjo është më e mundshmja edhe këtë herë, pa përjashtuar edhe çarjen , si ajo e LSI me PD -në para zgjedhjeve të 2013

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*