Pse Shyqyriu ndryshe nga Shukriu? A është ligji i barabartë?

Nga ndryshojnë këta dy burra në foto?

Ky majtas është Shukri Xhelili, ish kryetari i Bashkisë së Dibrës, i shkarkuar nga kjo detyrë dhe i arrestuar prej 6 -7 muajsh për shkak se i kërkoi seks një femre për ta marrë në punë.

Ky djathtas është Shyqyri Çobo, ish gjykatës në Berat, i shkarkuar nga kjo detyrë pak muaj më parë se i kërkonte seks një femre për t’i bërë favor në çështjen ku ajo ishte palë dhe ky e gjykonte.

Që të dyja çështjet e këtyre dy xhentëllmenëve gjykohen nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Por Shukriu vazhdon burgun dhe rrezikon 4 vite, ndërsa Shyqyriu sot doli pa lagur. U dënua me 2 vite burg, por nuk do të bëjë asnjë ditë, për shkak se dënimi iu konvertua në shërbim prove. As 2 vite , sa dënimi shërbimi i provës, por 18 muaj. Domethënë një vit e gjysmë.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*