Pse s’ia mban as KLSH as opozitës së hetojë për 150 milionët e Beqajt.

Si je – quhet projekti i check up-it të ashtuquajtur falas. Themi “të ashtuquajtur” për faktin se me një llogari shumë të thjeshtë, të përafërt, i bie që e kemi paguar dhe shtrenjt madje. Nëse bëhet fjalë për 15 milion euro në vit (koncensioni parashikon 150 milion euro për 10 vjet) dhe 40 deri 65 vjeçarët janë 1 milion në Shqipëri, secili ka paguar 15 euro për kokë.

Nuk do të qe aspak problem kjo punë. Përkundrazi! Edhe dy fish, tre, dhjetëfish më shtrenjtë ta paguajmë, shëndeti e jeta nuk kanë çmim. Por puna është se që në fillim, përveç Iliri Beqajt dhe Edi Ramës, nuk u entuziazmua njeri prej këtij konçensioni. Specialistët e shëndetit komentuan se , sikur këto para të futeshin në shërbimin aktual shëndetësor, qoftë edhe vetëm atë spitalor, impakti kishte për të qenë ku e ku më i frytshëm.

Ne në mënyrë empirike  mund ta vërtisim si të duam; ta ngremë në qiell check up -in falas ose ta futim në dhê. Kështuqë sistemi e ka zgjidhur në një mënyrë shumë më të ftohtë dhe profesionale; Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Në ka një fushë ku të gjithë jemi të interesuar të dimë se si harxhohen paratë tona, është ky 150 milionësh. Një hetim i imtësishëm i KLSH do të na tregonte se sa shqiptarë nga 40 në 65 vjeç kanë vajtur të kontrollohen, sa prej nëse kaq para janë shpenzim i arsyeshëm apo është dëm ekonomik sepse mund të qe zgjidhur shumë më ndryshe….

…sa për ilustrim, nëse ti shkon të bësh një rimbushje tek kompania e celularëve Telecom mobile, shitësja të ofron …check up falas tek një spital privat! Ki parasysh; Spitalet private, që e kanë të ligjëruar pagesën për çdo shërbim…të ofrojnë një kontroll shëndetësor të hollësishëm krejtësisht FALAS! Madje të luten për këtë përmes kontraktorëve të kompanive celulare. Nëse privati lutet të të bëjë pa asnjë lek konrollin mjekësor, përse jepen miliona euro për një koncensionar , që në fakt nuk kishte asnjë lidhje me shëndetësinë deri ditën që mori këtë të drejtë?

Mund të thuash se privati ka interes të të bëjë check up -in falas pasi nëse të gjen problem , të kalon pastaj në krehërin e sistemit të vet, duke të të ndukur paratë në çdo vizitë, analizë e kontroll. Dekord, po a nuk bën të njejtën gjë edhe ky check upi ekzistues. Edhe sikur të jenë shenjtorë mjekët që të kontrollojnë, do të të çojnë në një laborator për analiza, apo jo? Po ne e dimë që laboratorët …u dhanë me konçension edhe këta!

Pra një kontroll i ftohtë dhe profesional për dëmin apo jo, efiçencën apo jo të këtij konçensioni është të paktën detyrë e KLSH….

Ndëkohë që politikisht nuk ka asnjë nismë për ta zbardhur këtë aferë. Të paktën një interpelancë me ministrin e Shëndetësisë, përse jo një komision hetimor parlamentar janë minimumi i seriozitetit ndaj elektoratit për ato forca që shqiptarëve u thanë se check up- i falas është një aferë e ndyrë e Edi Ramës…

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Sa per info.

    meqe check up ka deshtuar, qe kompania ti marri leket e premtuara, eshte ulur mosha e kontrollit ne 35 vjec. H A J D U T O R D I N E R.

    Te lutem bej edhe nje analize per hipokrizinee Rames ne urimin e vitit te ri
    Kerkonte ndjese njeriu me arrogant I globit
    Sa I neveritshem eshte

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*