Pse s’ka mace në Kolonjë? Nga Koli Nozi

Në Kolonjë po zhvillohet një fushatë për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë. Për rilindjen, “komandant” është Niko Peleshi. Atë do varë sulltani po humbi. Ditën, por sidomos natën, nga Niko vetë e ç’vijnë poshtë – sidomos nga Kolonja a me origjinë që andej – vijnë e kërkojnë, herë me kulaç, herë me kërrbaç, votën.

Por në Kolonjë s’ gjen më mace! E dini pse? Se s’ka më minj! E ç’të bëjë miu në një vend ku bie e thyen kokën?

“Vendi i mendjes”, “vendi i bejlerëve” e gjithë lëvdatat e tjera për atë trevë ngjajnë tallje të pamëshirshme po t’i thuash sot. Mjerim! Ky është realiteti. Starja, fshati i bejlerëve, që ka nxjerrë disa kryeministra, duket sikur do të shembet njëherësh me sot me nesër. Shtëpi gjysmë të rrënuara. Ca edhe të rrënuara e braktisura.

imageKjo ndërtesë ndodhet në mes të Vodicës. Në kat të parë ndodhet një odë 5 me 6 metra, ushqimore, pijetore, vatër kulture ( nënkupto lojë domino)

E pakonceptueshme për një që vjen nga Tirana është se një pjesë e mirë e fshatrave kolonjare nuk kanë kafene. Te bakalli pihet edhe kafja. Por më shumë se kafe pihet raki. Nga mëngjesi në darkë.

Te kjo ndërtesë multimodale takojmë Pirron. Na thotë se është themelues i PD-së, por tani është kryetar i PS-së, duke na vënë fre që të mos i kërkojmë votën për kandidatin e opozitës.

-Ti je themelues i PD-së dhe tani kryetar i PS-së? – sigurohemi.

– Po!  – përgjigjet babaxhani Pirro

– Po Kolin (Sokol Hajron , deputet i PS në 1997) e ke ndihmuar të bëhet deputet?

– Me mish e me shpirt!

– Po Tanin (Dritan Hajro), të vëllanë, pse nuk e voton?

– Se është me ata….

– Me Gon Dukën që ka qenë deputet dhe ministër i PS.

-……

– Po këtë doktorin, kandiatin e PS?

– Atë do votoj…

– Po a ka qenë i djathë?

– Ehuuu!

Kush e zbërthen këtë ekuacion? Macet që janë zhdukur në Kolonjë! Varfëri e madhe në rradhë të parë shpirtërore, pastaj intelektuale e kulturore e më tej mjerim ekonomik shoqëruar me alkool!

Për çfarë duhet ajo votë? Mirë që do merret në një mënyrë a në një tjetër, por për ç’do të përdoret? Në Zharkanj për shembull, ka mbetur vetëm një familje. Rrugë a ujësjellës do bëjë? Edhe të ketë para për të hedhur kryetari i ri, nuk ka kuptim në ca zona.

Po ç’duhen ato vota?

për asgjë tjetër veç për politikë. Rilindjes i duhet të tregojë dhëmbët dhe forcë. “ne fitojmë! Kolonja është bastioni ynë!”. PAA i duhet shumë një fitore e tillë për të konfirmuar trendin si forcë agresive në rritje. Ndërsa ajo zonë as ngrohet e as ftohet. Të mpirë nga mjerimi total ata banorë nuk reagojnë ndryshe veç me reflekset e vjetra “jam i majtë” – “jam i djathtë”…

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*