Punëtorët e rrugës tallen me kandidatin e rilindjes në Kolonjë. Arsyeja? E paparë!

Tek udhëtonte për një takim në Barmash, kandidati i rilindjes Ilia Stefo pa disa punëtorë që po rregullonin rrugën. Rregulluar i thënçin! Me porosi të Nikos punëtorët kanë nisur të hedhin nga një lopatë zift në gropat e rrugës nacionale. Nejse. Teksa pa nja 10 punëtorë me jelekë fosforeshentë portokalli, Ilia ndaloi makinën dhe me shumë dashuri u hodhi dorën në qafë e filloi t’i pyesë për familjen, për shëndetin, për punën, për rrugën…

– Besoj se e dini që jemi në fushatë ë? – u tha Ilia punëtorëve

– Po po… – u përgjigjën punëtorët.

– Se ne do t’u rregullojmë gjithë rrugët ore! Ne do të përmirësojmë ekonominë e çdo kolonjari. Qeveria do investojë për Kolonjën sa s’është investuar ndonjëherë. – vazhdoi Ilia duke parë se punëtorët mezi po e mbanin të qeshurën.

– Besoj se s’ka nevojë t’ju them se dua të votoni për mua, apo jo?

Punëtorët qeshën me të madhe e njëri iu kthye:

– Nuk votojmë dot për ty o doktor, edhe sikur të duam!

– Po pse mo? – pyeti i hutuar kandidati i rilindjes.

– Se ne jemi nga Lushnja e votojmë atje! Këtu na ka sjellë firma jonë sa të mballosim rrugën…

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*